GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjokutaj: Ahmetaj foli me akte, SPAK ka detyrimin ligjor të bëjë transparencë

20:59 - 28/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ahmetaj: Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a se pa tmerre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV mbi intervistën eksluzive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në programin “Cim Peka Live”.

Ai theksoi se Ahmetaj mund të ishte një bashkëpunëtor brilant i drejtësisë, por jo i drejtësisë që po ndodh aktualisht në Shqipëri. Gjokutaj kritikoi SPAK-un, duke e akuzuar për mos transparencë dhe shfrytëzim të detyrës. Sipas tij, shumë nga aferat që janë diskutuara në publik janë të njohura dhe duhej të hetoheshin nga SPAK, por ky i fundit po i mbulon ato. Avokati shprehu shqetësim për situatën e drejtësisë dhe ndikimin politik në SPAK, duke u shprehur se ky institucion është larg nga funksioni i tij i vërtetë. Ai theksoi se SPAK është i detyruar të japë transparencë për hetimet e zhvilluara dhe të bëjë të ditur nëse çështjet janë në procedim.

Gjokutaj: Ahmetaj mund të ishte një bashkëpunëtor brilant i drejtësisë, por jo i kësaj drejtesie. E gjithë ajo që shpjegoi mbrëmë Ahmetaj nuk është aktakuzë për Ramën dhe qeverinë e tij, është aktakuzë për SPAK, sepse shumë nga ato aferat ne i dimë, ndoshta jo në detaje, por kemi informacion sepse mediat i kanë dhënë në kohë, dhe pikërisht këtu, ai mbrëmë ka marrë të pandehur SPAK-un, ka marrë të pandehur SPAK-un në një shfrytëzim flagrant të detyrës, sepse ai SPAK paguhet për t’i nxjerrë letrat aty ku s’janë, jo për t’i fshehur dhe për t’i mos hetuar.

Dhe ai mbrëmë ka folur me akte, me akte të SPAK dhe kjo është shumë e rëndë.

SPAK njëherë ka detyrimin ligjor që të dalë të bëjë transparencë dhe të thotë se ato që u thanë mbrëmë janë në procedim apo jo, ka kallëzime apo jo për to. Por nuk e bën SPAK këtë. SPAK përgënjeshtronte çdo fjalë të Berishës kur ishte në arrest shtëpie, dilte. Tani pse nuk del SPAK të thotë, nuk ekziston çështja e llogarase, nuk ekziston kjo e inceneratorëve, nuk ekziston AKSHI, ose kemi procedim dhe jemi nën hetim.

Ju thonë pas se jep media, Rama dhe kjo mazhorancë, ata më të thekurit që i përmendi mbrëmë dhe të titulluar, këta kur pengojnë SPAK, dhe kanë kapur SPAK, llogarit se ç’bëjnë me median, prandaj kjo dekripton edhe diçka tjetër që këta jo vetëm kanë kapur drejtësinë, këta kanë kapur mediat dhe u desh vetëm një emision mbrëmë që të vijë në një deduksion të tillë dhe ky e ka bllokuar këtë histori.

Çfarë ka bërë Rama për besueshmërinë e SPAK? E ka folklorizuar SPAK-un. Ka besueshmëri SPAK thotë, SPAK-u është më i rrezikshëm se ata që ka arrestuar. SPAK është projektuar për të goditur opozitën dhe SPAK tani do shikojmë si do veje kjo punë, sepse ka dalë absolutisht jashtë funksionit.

Ka goditur pa mëshirë opozitën, liderët, kush ka hapur gojën e ka goditur, dhe nuk shikon SPAK ato shifra që tha mbrëmë Ahmetaj? Me 70 mijë dollarë bën 3 milionë fitim. Ku ka ndodhur kjo histori ndonjëherë, apo në firmën e Erion Veliajt që ka firmosur në vend të këshillit bashkiak, apo thirrjen që i bën Erion Veliajt Rama dhe i thotë mos e njofto LSI-në, i thotë mos e bëni muhabet, por vazhdo me inceneratorin.

Duhet të dini një gjë, nga pikëpamja juridike, në kuptim të provës, është çdo lloj informacioni që merr, çdo lloj informacioni në formën e kërkuar nga ligji. Forma e kërkuar nga ligji është ata që vijnë dhe marrin këtu tek SYRI, me kërkime marrje dhe bëjnë ekspertimin e autentikitetit, siç bën Amerika me rastin e terroristëve, siç bëjnë të gjitha prokuroritë e botës.

Ai nxori dje një sërë aktesh, ato akte, ata, me mjetet që janë sot ata mund t’i marrin dhe t’i shikojnë në sekondë, ato nga atje kanë dalë, nga SPAK, dhe e thotë këtij populli në çfarë gjendje është ky hetim, se Salianji është në burg për kallëzim të rremë, po ky që thotë të vërtetën në publik, po ku që flet në publik nuk është burim informacioni?

Etiketa: Arben AhmetajGenc Gjokutaj

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Ra nga skela/ Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi

Ra nga skela/ Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com