Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i është rikthyer të hënën në mbrëmje super aferës së AKSHI-t, Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informimit, e cila ka qenë vazhdimisht nën akuzë për avullimin e dhjetra milionë euorove dhe në mbrojtje të së cilës nuk ka ngurruar të dalë me zë dhe me figurë vetë kryeministri Rama. Sipas dëshmisë së Ahemtajt, Edi Rama e ka bërë këtë sepse nëse do të ndiqej paraja, rruga do të çonte në Surrel.
Ish zv/kryeministri ka treguar tek “Çim Peka live” fakte dhe të dhëna për të paktën një projekt plot 15 milion euro, atë për laboratorët e AKSHI-t, të cilin e ka fituar një kompani që rezulton e baxhanakut të kryeministrit Rama.
Në intervistën e tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj ka theksuar se kompania e cila ka përfituar projektin 15 milionë euro të laboratorëve të AKSHI-t, është e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Për këtë aferë skandaloze, Ahemtaj tha se SPAK nuk pati këllqe të hetojë deri në fund dhe se para një muaji u grisën dy fletë- arreste, si pasojë e ndikimit të kryeministrit mbi organet e drejtësisë.
Për rastin në fjalë Ahmetaj evidentoi dy aspekte. Së pari që projekti 15 milion euro rezulton një vjedhje e frikshme dhe së dyti, se paratë e grabitura të çojnë te familja e Edi Ramës. Për faktin se projekti është një grabitje, Ahmetaj tha se mjafton të shihen regjistrat doganorë për të konstatuar se me çfarë çmimi janë futur në Shqipëri pajisjet e laboratorëve dhe se më pas janë faturuar dhjetë fish më shumë. “Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë”, deklaroi Ahmetaj.
Ish numri i dy i qeverisë Rama, denoncoi gjithashtu se projekti 15 milion euro është bërë pa tender të hapur, madje nuk është botuar fare si thirrje për aplikim. “Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First dhe ‘follow the money’”, tha Ahmetaj duke sjellë më pas të dhëna se kjo kompani është e lidhur me kryeministrin Edi Rama. “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘follow the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë: Si është fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompania e baxhanakut”, deklaoi Ahmetaj, i cili bëri dhe një skanim të fitimeve dhjetra fish të kompanisë në fjalë.
“Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS, ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollarë dhe shpenzime totale i ka 200 mijë dollarë. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200 mijë dollarë dhe të fitosh 2 milionë? E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkojnë tek 3.1 milionë dollarë, shpenzimet totale i ka vetëm 97 mijë dollarë, pra fitimi është 2.9 milionë dollarë. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur”, tha Ahmetaj në mbështetje të tezës së tij se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës. “Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘follow the money’ që t’u çojë tek familja”, ishte sfida e Ahmetajt.
AKSHI ka qenë në qendër të denoncimit të ish numrit dy të qeverisë edhe në intervistën e tij të dytë për Çim Pekën, ku deklaroi se një video përgjim që implikonte edhe bashkëshorten e kryeministrit gjendej në SPAK,ku dëshmohej qartë ndikimi i saj mbi drejtuesit kukulla të Agjensisë. Bashkë me zonjën Rama, akuza ka patur edhe për eminencën gri të kryeministrit, Ergys Agasi, i cili thonë se komandon praktikisht gjithë aktivitetin e AKSHI-t. Arben Ahmetaj deklaroi të hënën mbrëma se Agasi, të cilin më parë e kishte cilësuar si koordinator të krimit pranë kryeministrit, ka udhëtuar me këtë të fundit pak kohë më parë në Emiratet e Bashkuara dhe në Davos të Zvicrës.
Sipas raportimeve të herë pas hershme në media, AKSHI ka rezultuar jo thjesht një kopësht privat por edhe një lopë rrace për t’u mjelë nëpërmjet tenderave të dyshimtë dhe të përqëndruar në pak duar.
Gjatë vitit të kaluar, AKSHI ka prokuruar në total rreth 35 milionë euro tendera. Nga këto 28.1 milionë janë fituar nga kompania Soft & Solution, ose vetëm ose në joint venture. Saktësisht 80 për qind e shumës së prokuruar ka shkuar vetëm në një dorë. Ky është përqëndrimi më i madh i tenderave në historinë e shttetit shqiptar. Dhe për çudi, “heronjve të fëmijëve tanë” nuk u bën asnjë përshtypje.
/lapsi.al/
Discussion about this post