GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk kam oreks, nuk haj dot bukë”/ Shoku i Martin Canit: Duhet të bëj kontrolle sistematike për 3 vite

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk kam oreks, nuk haj dot bukë”/ Shoku i Martin Canit: Duhet të bëj kontrolle sistematike për 3 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se dy muaj më parë Luis Meçja, një fëmijë 14-vjeçarë që ndjek ëndrrën e futbollit, u bë i njohur fatkeqësisht jo për aftësitë dhe sukseset e tij në këtë sport, që nuk mungojnë, por për një ndër ngjarjet më të rënda të vitit të shkuar, për një përleshje me bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën dhe ai vetë e rrezikoi shumë atë, por fatmirësisht duke ja hedhur.

Këto ditë të fundit të janarit ai u rikthye pranë gjirit të ekipit, pas një kalvari të gjatë problemesh nga spitalet shqiptare deri tek ato në Itali.

Në një intervistë për gazetarin Endi Tufa, Luisi u shpreh se “Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur”.

Pas ekzaminimeve dhe ndihmës së parë të marrë në spitalin e Traumës, Luisi u nis drejt Italisë për një kontroll të dytë sigurues.

“Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”, thotë ai

Po si e gjeti skuadrën dhe shokët e tjerë të ekipit Luisi pas një periudhe të rëndë fizike dhe psikologjike.

“Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është si më parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë cdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit”, shtoi më tej adoleshenti.

Duket se për Luisin dita sot është bosh, pa Martinin!

“Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.”, shtoi ai.

Megjithatë dëshira e tij dhe ëndrra për t’u bërë futbollist i ka dhënë një shtysë për të tejkaluar dhimbjen, atë të mungesës së shokut të tij më të ngushtë dhe të rikuperimit të plotë fizik.

“Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën”, tha Luisi./ topchannel

Etiketa: amrtin camiDëshmiKryesore1Luis MeçjaPlagosjerrefim

Lajme të lidhura

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

18:42 - 11/05/26
Para
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat

New York Times: Vuçiç sakrifikoi kryeministrin, në përpjekje për të qetësuar protestuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

07:38 - 12/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

07:35 - 12/05/26
Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com