GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

8 arsye pse nuk duhet të thithni cigare elektrike

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
“Cigaret elektronike, rrezik për adoleshentët”, mjekët: Dëme në shëndetin mendor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Cigaret elektrike njihen me shumë emra nëpër botë, prej fushatave milionere të marketingut apo videove të atyre që bëjnë ‘lojra tymi’ në Tiktok ose Instagram.

Publiciteti i tyre thotë se cigaret elektrike “nuk janë aq të këqija sa duhani” dhe se njerëzit i përdorin ato për të lënë duhanin.

Por është koha të mësojmë të vërtetën që shpesh neglizhohet nga media dhe përdoruesit, duke mësuar se këto produkte janë vërtet një ide e keqe, shkruan revista shendetesore healthhub.sg

Këto aparate, të njohura në anglisht si “vape” ose “vaping” kanë shkaktuar të paktën 60 vdekje të konfirmuara në SHBA dhe të paktën 2807 raste lëndimi të mushkërive.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë identifikuar acetatin e vitaminës E, që përdoret në shumë tipe cigaresh elektrike me nikotinë THC, si shkaktar të dëmeve serioze në mushkëri. Kjo ndodh vetëm kur ai thithet në formë vaji dhe jo kur vendoset në lëkurë, shkruan revista shëndetësore Healthhub.

OBSh ka deklaruar se cigaret elektronike ose ‘e-cigarette’ janë padyshim të dëmshme për shëndetin dhe nuk janë një alternativë më e mirë ndaj duhanit.

Këto tymosëse janë produkte të reja në treg dhe nuk ka studime për efektet e tyre afatgjata te zemra apo mushkëria e njeriut, ndërsa mes efekteve afatshkurtra janë miokarditi i zemrës, asma, dhe sëmundjet kronike të mushkërive.

Këto aparate ekspozojnë përdoruesin ndaj substancave të dëmshme kimike dhe agjentëve kancerogjenë si fromalinë, benzen, që dihet që shkaktojnë infertilitet dhe degradim të organeve.

Megjithëse prodhuesit thonë se përbërësit e tyre janë ‘të sigurtë e të padëmshem’, në shumë raste etiketimi “siguri ushqimore” tregon vetëm se ato janë të sigurta për konsum por jo për t’u thithur në mushkëri.

Këto cigare nuk të ndihmojnë të lësh duhanin dhe ende nuk ka studime për sigurinë apo efikasitetin e tyre, prandaj fushatat promocionale kanë shënjestruar të rinjtë, duke bërë lidhjen psikologjike të produktit me lukset materialiste që adhuron klasa e re dhe e paditur e shoqërisë.

Kjo ndodh pasi korporatat e mëdha të duhanit ashtu si grupe të tjera të industrive masive, i njohin mirë taktikat e tyre për të gjeneruar fitime në dëm të shëndetit të popullit.

Por shpesh ato janë paditur për abuzimet siç ndodhi në 2019 me grupin Juul, në SHBA, që reklamonte cigaret e saj elektrike si “99% më të sigurta se cigaret”, apo si “totalisht të padëmshme”.

Ashtu si kolegët e tyre të duhanit të zakonshëm, kompanitë shënjestrojnë të rinjtë që ata të përfundojnë konsumatorë të përjetshëm, duke krijuar reklama joshëse për shijet e tyre të ëmbëltuara.

Cigaret elektrike janë të ndaluara në Singapor, siç është blerja, shitja apo shpërndarja e imazheve të tyre në rrjetet sociale.

37 vende kanë ndaluar shitjen ose shpërndarjen e cigareve elektrike dhe gjithnjë e më shumë vende po shtojnë masat për kontrollin e tyre.

Etiketa: Cigare elektronikekeshillashendeti

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Gazment Bardhi: Begaj po i shërben Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Gazment Bardhi: Begaj po i shërben Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com