GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha: E kam menduar qindra herë të lë politikën, por kam detyrim ndaj demokratëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi miratoi ndryshimet në Qeveri, Basha për deputetët e PD: Shfaqje të dala boje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur mbi mundësinë e tërheqjes së tij përfundimisht nga politika.

Ai theksoi në emisionin “Open” se ndjen shpesh nevojën për t’u distancuar nga një politikë që e përshkroi si “pa fytyrë njerëzore” dhe se e ka menduar qindra herë largimin nga ky angazhim.

Basha shpjegoi se, përkundër ofertave të shumta për një jetë profesionale jashtë politikës, është angazhuar të qëndrojë në politikë për shkak të detyrimit që ndjen ndaj demokratëve që besojnë në një drejtim të ri.

Ai e përmendi se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kishte menduar se tërheqja mund të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe për shqiptarët.

“Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, kam besuar që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët. Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal.

Unë nuk e kam lidhur jetën me karrige politike. Jo një herë, por qindra herë më ka shkuar në mendje të lë politikën. Për shkak të një politike pa fytyrë njerëzore, në Shqipëri politika është një xhungël e llojit të veçantë.

Kundërshtari im politik Edi Rama ka investuar mjetet e tij kundër meje. Në një ambient acid si ky, të shkon ndërmend qindra herë të braktisësh politikën.

Unë vij nga një jetë profesionale. Edhe sot që flasim nuk më mungojnë ofertat për një jetë profesionale nga ambientet ndërkombëtare. Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të 6 marsit, kam besuar në një moment, që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët.

Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal. Për interesin personal një pjesë e madhe në PD shkuan të lëpinin me kokën ulur atë që kishin pështyrë sepse donin një pozitë më të lartë”, tha Basha.

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Para
Presidenti i FIFA-s dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sabah Bizit

Presidenti i FIFA-s dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sabah Bizit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku do të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com