GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaluan 200 të padëshiruar drejt BE, Prokuroria dërgon në gjyq 8 policët e Rinasit dhe pronarin e “Bus Albania”

10:44 - 01/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Punonjësi i aeroportit në Rinas i vjedh udhëtarit orën me vlerë 20 mijë euro, arrestohet 24-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq nëntë persona, përfshirë tetë punonjës të policisë kufitare në Rinas dhe pronarin e një agjencie udhëtimi, për përfshirje në një skemë korrupsioni që lejonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së.

E tërë skema korruptive u zbardh pas zbërthimit të aparatit telefonik të shtetasit Eneo Sulejamanaj, i ndaluar me më pare me lëndë narkotike. Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë, rezultoi se shtetasi Eneo Sulejamanaj, ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi  “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij, ky shtetas rekrutonte dhe siguronte pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare, ekstra vlerës së biletës së udhëtimit, edhe kalimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë të personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin.

Për këtë qëllim ai krijoi marëdhënie me punonjësin e policisë të kontrollit kufitar, shtetasin Briken Tereziu të cilit kundrejt premtimit të shpërblimit në vlera monetare, i kërkonte kalimin e tyre. Ky punonjës pas kërkesave dhe porosive të ndryshme që merrte e udhëzonte shtetasin Eneo Sulejamanaj, se tek cila kabinë duhet paraqiteshin pasagjerët, vlerën monetare në këmbim, si dhe mënyrën e dorëzimit të tyre, duke marrë përsipër edhe vendosjen e vulave fiktive në dokumentat e tyre të udhëtimit, me qëllim shmangien e prapësimeve nga vendi që kishin si destinacion.

Për rastet kur ai nuk ishte në shërbim, këto pasagjerë ia kalonte për përpunim kolegëve të tij, me detyrë po punonjës të policisë kufitare. Në lidhje me rastet të cilat kishin problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktoheshin edhe vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit dhe vlerat varionin nga 50-500 euro.

Nga hetimet, rezultoi se punonjësi i policisë, shtetasi Briken Tereziu, për periudhën Prill 2023 – Mars 2024, lejoi daljen nga territori i RSH për 55 shtetas në shkelje të ligjit me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen dhe 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe inspektorët e tjerë të akuzuar, shtetasit S.Xh, E.M., A.D., Y.P., R.Sh., E.A., dhe A.H, të cilët për të njëjtën periudhë kanë lejuar kalimin e shtetasve të ndryshëm me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen apo që ishin deportuar nga vendet e BE si dhe të mitur pa prokurën e prindërve.

Në përfundim të hetimeve rezultoi i provuar gjithë mekanizmi i kësaj veprimtarie të kundraligjshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit:

Të pandehurit në gjyq

  • Eneo Sulejamanaj, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 i
  • K.Penal;
  • Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259/1 dhe 248 të K.Penal;
  • Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
  • Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
  • Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
  • Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
  • Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
  • Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
  • Argis Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Etiketa: PROKURORIA TIRANERinas

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Teliti: Transporti falas i Veliaj kthehet në poshtërim për pensionistët

Teliti: Transporti falas i Veliaj kthehet në poshtërim për pensionistët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com