GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, pse nuk e dorëzon Manastirliu-Erzen Tolën?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, pse nuk e dorëzon Manastirliu-Erzen Tolën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku tha se ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu  sapo mori detyrën me anë të Urdhrit Nr. 523, datë 15 shtator 2023, i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e saj. Vangjeli tha se Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Universiteti i Tiranës.

Sipas Vangjelit, gradimi në detyrë i sekretarit të përgjithshëm u krye edhe pas bëmave të këtij të fundit ku përmendim denoncimin lidhur me një universitet të pa akredituar, që si pasojë kishte lënë pa matrikulluar studentët pavarësisht se ata paguan 7 mijë Euro për vit akademik. Vangjeli thotë se përgjigja epike e Tolajt kur ai u pyet për këtë shqetësim ishte se mars nuk kishte mekanizma kontrolli, pasi ky rast kish të bënte me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe universitetit.

Ajo shton se së fundmi sipas mediave, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij. Zëdhënësja e PD-së thotë se Manastirliu refuzon të zbatojë sanksionet e vendosura nga (KLSH) .

“Ministrja që nuk dihet tamam çfarë pune bën meqenëse ka deleguar kompetencat nëpër vartësit e saj, edhe pse ndodhet në Shqipëri, dhe gëzon shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e ngarkuar nga ligji dhe pranuar nga vetë ajo, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma”, tha Vangjeli.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm

Ogerta Manastirliu, ministrja e kallëzuar në Spak, e cila propozonte dhe kryeministri miratonte, blerjen e letrës higjienike me procedura të konsideruara si ‘sekret shtetëror’, sapo mori detyrën si Ministre Arsimi, me anë të Urdhrit Nr. 523, datë 15 shtator 2023, i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e saj.

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm
Nga ana tjetër, super Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga:

-Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin,

-Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar,

-Ministria e Arsimit dhe Sportit,

-dhe Universiteti i Tiranës.

Gradimi në detyrë i super sekretarit të përgjithshëm u krye edhe pas bëmave të këtij të fundit ku përmendim:

-denoncimin e emisionit investigativ ‘Stop’ lidhur me një universitet të pa akredituar, që si pasojë kishte lënë pa matrikulluar studentët pavarësisht se ata paguan 7 mijë Euro për vit akademik.

Përgjigja epike e Tolajt kur ai u pyet për këtë shqetësim ishte se MARS nuk kishte mekanizma kontrolli, pasi ky rast kish të bënte me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe universitetit.

-denoncimin tjetër, nga presidenti i Federatës Shqiptare të ‘Kick & Thai Boxing’ për mbivendosjen e një tjetër federate në aktivitetet e saj (Federatës Shqiptare e ‘Kick Boxing), duke akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe denoncuar Erzen Tolën si përgjegjësin kryesor të këtij grupi korruptiv dhe të strukturuar në MARS.

Gjithashtu, dëshmia në prokurori e drejtorit të projekteve i cili deklaroi se ka marrë porosi me e-mail nga Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, ku i kërkohej që ‘të vlerësohet me prioritet’ zbatimi i porosisë së të vetëprezantuarës si ‘mbesa e Edi Ramës’, duke tërhequr nga hunda me një email gjithë sistemin arsimor.

Së fundmi sipas mediave, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij.

Mirëpo ministrja e kallëzuar në SPAK, refuzon të zbatojë sanksionet e vendosura nga (KLSH) .

Natyrshëm lind pyetja …përse refuzon?

Natyrshëm vjen dhe përgjigja…

Ministrja që nuk dihet tamam çfarë pune bën meqenëse ka deleguar kompetencat nëpër vartësit e saj, edhe pse ndodhet në Shqipëri, dhe gëzon shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e ngarkuar nga ligji dhe pranuar nga vetë ajo, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma.

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm

Etiketa: Erzen TolaPD

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Drogë nga Tajlanda në Shqipëri përmes postës, arrestohen 3 persona

Drogë nga Tajlanda në Shqipëri përmes postës, arrestohen 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com