Avokati Altin Goxhaj është proceduar në gjendje të lirë, në lidhje me një protestë të mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë.
Policia bën me dije se protesta u mbajt ndërsa për të nuk ishte marrë leje.
“U procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Çfarë thotë ligji për tubimet?!
Neni 1
Liria e tubimeve dhe kufizimi i saj
1. Në Republikën e Shqipërisë çdo person ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë
në tubime paqësore dhe pa armë.
2. Kjo e drejtë kufizohet vetëm në rast se rrezikohet sigurimi kombëtar, sigurimi publik,
mbrojtja e rendit dhe parandalimi i krimit, ruajtja e shëndetit ose moralit, ose mbrojtja e të
drejtave dhe e lirive të të tjerëve.
Neni 3
Detyrat e Policisë së Shtetit
1. Policia e Shtetit garanton dhe mbron të drejtën e çdo personi për të organizuar dhe
marrë pjesë në tubime paqësore dhe pa armë. Ndalimi ose shpërndarja e një tubimi lejohet vetëm
në rastet e parashikuara në këtë ligj.
Discussion about this post