GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Valbona Kola i derdh 326 MLN lekë Arben Çelës, pa plotësuar kriteret e tenderit    

15:11 - 04/02/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Valbona Kola i derdh 326 MLN lekë Arben Çelës, pa plotësuar kriteret e tenderit     
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, po i xhiron një lumë parash biznesmenit Arben Çela përmes tenderave të kryer muajt e fundit. Lidhja e tyre bazohet në shkeljen e ligjit mbi prokurimet. Kola e favorizon biznesmenin, edhe kur tenderi duhet anuluar.

Herën e fundit prokurohej fondi 326 milionë lekë për asfaltimin e një rruge në njësinë Suç. “Mungesë konkurrence” është përshkrimi për tenderin i Open Data Albania, që i ka vendosur “Flamurin e kuq”, shenjën e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, objekti i tenderit i bashkisë Klos është “Sistemim asfaltim rruga Kurdari-Skënderaj, Njësia Administrative Suç”. Fondi limit i llogaritur për këtë projekt është 32 620 787,00 lekë, që financohen nga Buxheti i Shtetit.

Data e njoftimit të tenderit në Agjencinë e Prokurimit Publik ishte më 26 dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e dokumenteve       ishte vendosur më 10 janar 2025. Pa e zgjatur, komisioni i Valbona Kolës brenda asaj dite ka përfunduar tenderin. Nuk kishte as garë as shqyrtim ofertash sepse procedura është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës. Bashkimi i operatorëve ekonomik UDHA Sh.p.k & NDËRTUESI 2014 Sh.p.k kishin propozuar ta kryejnë punën me 31 712 806,00 lekë. Pra, oferta është gatis sa fondi limit, prandaj nuk ka kuptim që të vazhdojë kjo procedurë, por Kola e ka paracaktuar që tenderin t’ia japë Arben Çelës.

A i plotëson kriteret firma fituese?

Një nga kërkesat që ka tenderi sipas dokumenteve standarde të miratuar nga vetë bashkia Klos, është dorëzimi i bilanceve. “Operatori ekonomik duhet të paraqesë kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 viteve të fundit financiare (2021-2022-2023) të paraqitura në Autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky Autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar”, shkruhet në këto dokumente tek kriteri i kapacitetit financiar. Nga verifikimi që bëmë në QKB, kompania UDHA shpk nuk e ka depozituar pasqyrën financiare të vitit 2023.

Nuk e dimë se si e ka justifikuar këtë kriter komisioni, por zyrtarisht kompania nuk e ka paraqitur bilancin, të cilin e ka detyrim ligjor ta depozitojë edhe në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Një dyshim tjetër lind për kapacitetin e kompanisë, pasi Kola e ka angazhuar subjektin UDHA shpk edhe në një tender tjetër në të njëjtën kohë. Sipas dokumenteve standarde, “Operatori ekonomik duhet të ketë një numër mesatar të punonjësve të siguruar jo më pak se 40 veta, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për periudhën Tetor – Nëntor 2024.

Nga ana tjetër, më 17 tetor 2024, kompania është angazhuar në kontratën e bashkisë Klos me afat 5 muaj për ndërtimin Kanalit ujitës Fullqet. Në këtë projekt, pra paralelisht me punimet e rrugës Kurdari-Skënderaj, duhet të angazhohen 32 punonjës. Ku do t’i çojë më parë punonjësit dhe mjetet kompania, në cilin objekt?

Kryetarja Kola, jo vetëm që nuk mendon për buxhetin e shtetit, por nuk shqetësohet as për mbarimin e në afat dhe cilësi të punimeve.

Kryetarja favorizon mikun e saj

Nuk është hera e parë që kryetarja e Klosit e favorizon Arben Çelën. Siç e cekëm më sipër, UDHA shpk ka marrë në fund të vitit të kaluar edhe tenderin me objekt “Ndërtim kanali ujitës Fullqet, Klos” me fond limit afro 500 milionë lekë pa llogaritur TVSH.

Në këtë tender, që u zhvillua në tetor 2024, merrnin pjesë UDHA Sh.p.k, bashkimi i operatorëve ASI-2A CO sh.p.k & 2Z KONSTRUKSION shpk, DESARET COMPANY Sh.p.k, NDREGJONI sh.p.k dhe XHAST Sh.p.k. Komisioni e skualifikoi fillimisht kompaninë e Çelës për mungesë licence, por vetëm sa për lojë. Ky e “përmbysi” vendimin pas një ankimimi. Pa arritur letra në KPP, kryetarja Kola më 16 shtator 2024 e anuloi procedurën dhe e futi në lojë Çelën duke i dhënë tenderin.

“Udha” shpk është një subjekt që ka marrë gjithmonë tendera pa garë, më së shumti nga ARRSH, Bashkia Kamëz dhe Bashkia Tiranë. Arben Çela, ish-kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak, nisi të shfaqej në takimet e Edi Ramës për “bashkëqeverisjen”, ku në një rast tregoi se si e kishte zgjidhur një hall me bashkëqeverisjen. “Problemi” i tij i madh ishte se duhet të merrte ca lekë tenderash në Bashkinë e Klosit. Dhe pasi në shtator 2019 u shfaq në Kryeministri me mikrofon në dorë, Arben Çelës iu çel udha për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Le të shpresojmë që banorët të kenë rrugën e asfaltuar para zgjedhjeve (afati i punimeve është 2 muaj) por duke parë shkeljet gjatë prokurimit dyshojmë se do të ketë vonesa. Kryetarja nuk e ka për herë të parë që e i ha premtimet. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, bashkia e Klosit dërgoi në fshatin Rripë 80 kuintalë me çimento, që do të përdorej për rregullimin e rrugës. Por, pas zgjedhjeve, mjetet dhe punonjësit e bashkisë nuk ndërhynë dhe çimentoja u prish. Rruga ishte e amortizuar, nuk ishte vënë dorë asnjëherë. Kryetarja e Bashkisë së Klosit, Valbona Kola, në janar 2024 pranoi se çimentoja ishte dërguar nga bashkia, por tha se është ulur në karrigen e kryetarit në qershor 2023.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: tendervalbona kola

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Gazetari ironizon Ramën: Nëse Gjermania do të kishte korrupsion si ne, do e kishin varur kryeministrin te…

Gazetari ironizon Ramën: Nëse Gjermania do të kishte korrupsion si ne, do e kishin varur kryeministrin te...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com