GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: “Kryearkitekti” i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë

11:46 - 10/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: “Kryearkitekti” i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme në një konferencë për media se Chris LaCivita, kryearkitekti i fushatës së triumfit të Donald Trump, do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Berisha ka theksuar arritjet e LaCivita në fushatën e Trump, duke përmendur sfidat e mëdha me propaganda, manipulim dhe censurë mediatike, por gjithashtu edhe fitoren spektakolare që arriti Trump.

Kryedemokrati shprehu nderimin dhe kënaqësinë që LaCivita është pjesë e ekipit që do të udhëheqë fushatën për fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Lideri opozitar theksoi lidhjen mes PD-së dhe vlerave konservatore, duke përshkruar bashkëpunimin e Chris LaCivita me PD-në si një zgjedhje të natyrshme për shkak të mbrojtjes së këtyre vlerave.

Berisha tha se, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga e majta radikale dhe ndikimeve të Xhorxh Sorosit, PD dhe opozita shqiptare qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e parimeve konservatore dhe pluralizmit politik.

Berisha ka akuzuar regjimin e tanishëm të Edi Ramës, duke për përdorimin e drejtësisë si një armë për të shuar opozitën dhe për të mundësuar instalimin e një regjimi të bazuar në korrupsion dhe krim. Kryedemokrati tha se, përkundër këtyre presioneve, PD dhe opozita kanë mbështetur Partinë Republikane në fushatën e fundit të Trump, duke e konsideruar atë një fitore të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por edhe për botën.

Kryetari i PD gjithashtu tha se PD mbështet vlerat konservatore të shpallura nga Chris LaCivita dhe është optimist për programin që do të shpëtojë Shqipërinë, duke përmendur fitoren e Trump si një mrekulli që ka ndikim global.

Berisha shtoi se ky është vetëm fillimi i një fushate që do të kthejë Shqipërinë në një rrugë më të ndritur, të mbështetur në shpresë, të ardhme, ligj dhe zhvillim.

Chris LaCivita, i cili tani do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se, Sali Berisha është një mik i vërtetë i Amerikës.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e PD-së, Chris LaCivita deklaroi se, Berisha do të zgjidhet kryeministër, ndërsa sulmoi Edi Ramën si kukull në duart e Xhorxh Sorosit.

Etiketa: Donald TrumpPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Probleme dhe vonesa me listat e zgjedhësve/ KQZ -bashkive: Të merren masa menjeherë!

Probleme dhe vonesa me listat e zgjedhësve/ KQZ -bashkive: Të merren masa menjeherë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com