GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

THE SUN: Shqipëria on top në verë! Perlat në Veri dhe Jug që duhet të vizitoni

12:12 - 11/02/25
në Lifestyle
Kohë leximi: 7 min
A A
THE SUN: Shqipëria on top  në verë! Perlat në Veri dhe Jug që duhet të vizitoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke qenë se vera po afron, shqiptarët i kanë bërë ndër turistëve të huaj në duke ndarë këshillat më të mira për ata që do vizitojnë këtë vit Shqipërinë, nisur këtu nga plazhet më të bukura në Jug, malet e mrelullueshme në Veri e deri te ushqimet e lira që nuk duhen lënë pa provuar 🇦🇱

Intervista është dhënë në tabloidin e njohur britanik The SUN, ku specialisti i marketingut Genc Krasniqi dhe vendas të tjerë kanë dhënë sugjerimet më të mira.

ARTIKULLI I THE SUN

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të pëlqyer për pushuesit britanikë, falë çmimeve të përballueshme, resorteve familjare, kulturës unike dhe trashëgimisë historike.

Ajo që e bën këtë shtet ballkanik vërtet të veçantë janë thesaret e fshehura që ofron, nga ujëvarat e fshehta deri te gjiret e izoluara.

Ne pyetëm vendasit që njohin vendin më mirë për rekomandime mbi vendet më të mira për të ngrënë, atraksionet që duhen vizituar dhe akomodimet më mbresëlënëse.

Genc Krasniqi, Linda Alia, Enuar Abasllari, Jack dhe Manon Dushku, ndajnë më poshtë sugjerimet e tyre.

Plazhet tropikale të Evropës

Genc Krasniqi, specialist marketingu në Shqipëri, thotë:

“Në Shqipëri gjen plazhe me rërë në pjesën më të madhe të bregdetit, nga veriu deri në Orikum në jug.

Mua më pëlqejnë Velipoja, plazhi më verior i vendit pranë kufirit me Malin e Zi, dhe Shëngjini, një qytet bregdetar i gjallë me një shëtitore të mbushur me dyqane.

Plazhi im i preferuar me guralecë është Gjipe, një gji kristalor në fund të një kanioni të madh – ideal për kamping dhe eksplorim.”

Linda Alia, e cila drejton ture ushqimore në Shqipëri, shton:

“Qeparo, Borshi dhe Livadhi janë ndër perlat e fshehura të Rivierës Shqiptare, ku mund të shijosh detin Jon larg zhurmës dhe turmave të mëdha.

Në këto zona është e nevojshme të marrësh me qira një makinë, pasi transporti publik është i kufizuar – por kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar vendet e duhura.”

Enuar Abasllari, guidë turistike, rekomandon Himarën:

“Himara, një qytet bregdetar në Rivierën Shqiptare, ka një kombinim të plazheve të bukura dhe një qyteze të vjetër shumë tërheqëse.

Pjesa kryesore e bregut ka një shëtitore të mbushur me kafene dhe dyqane, ndërsa plazhi në jug është më i qetë dhe larg zhurmës.”

Jack dhe Manon Dushku, guida private në Shqipëri, thonë:

“Riviera Shqiptare në jug ka plazhet më të bukura.

Veçanërisht spikat plazhi i Ksamilit, një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra të kaltra, me ishuj të vegjël përballë, të cilët mund t’i eksplorosh me kanoe ose varkë të vogël.

Është si një plazh tropikal, por në Evropë.

Megjithatë, këshillojmë që Ksamilin ta vizitoni në fillim të sezonit, në një muaj si qershori, para se të mbushet me turistë.”

Restorantet më të mira dhe ushqimet e lira, nisin nga 40 lekë, duke përmendur këtu byrekët vendas, apo bukën me qofte të shumë-preferuar nga turistë e vendas.

Thesaret e fshehura – vende që vetëm vendasit i dinë

• Vermoshi, një fshat malor në veri me një lumë piktoresk që kalon përmes tij.

• Ujëvara e Grunasit në Theth, një ujëvarë 30 metra e lartë e rrethuar nga natyra e egër.

• Shpella e Haxhi Aliut në Gadishullin e Karaburunit, e arritshme vetëm me varkë.

• Ujëvara e Shën Gjergjit, 1.5 orë nga Tirana, ku mund të bëni edhe një not të freskët.

• Gjiri i Krorëzit, një plazh i fshehur pranë Sarandës, i arritshëm vetëm me varkë.

Plazhe të qeta, larg turmave

• Gjiri i Dafinës, një parajsë e izoluar me ujëra kristal të pastër.

• Banjat Termale të Bënjës, burime natyrore të ngrohta pranë Përmetit.

Atraksione buxhetore – për vetëm 40 lekë hyrja

• Kalaja e Gjirokastrës, me hyrje vetëm 400 lekë (3.50€).

• Syri i Kaltër, një burim natyror me ujëra të kristalta, ku hyrja kushton vetëm 50 lekë (40 cent).

Jeta e natës – birra për vetëm 150 lekë

• Blloku në Tiranë, zona më ekskluzive për restorante dhe bare.

Vendet për t’u shmangur dhe këshillat kryesore

• Syri i Kaltër bëhet shumë i populluar gjatë verës – vizitojeni në mëngjes ose pasdite vonë.

• Ksamili mund të bëhet i mbipopulluar në kulmin e verës – për një përvojë më të qetë, eksploroni plazhet e Lukovës ose Gjirin e Dafina.

• Merrni para cash, pasi jo të gjitha zonat rurale pranojnë karta krediti.

Këto janë disa nga sugjerimet më të mira të vendasve për një udhëtim të paharrueshëm në Shqipëri!

Etiketa: Turizemujevara

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Video/ Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën, të lidhur me bandat e Durrësit

Arrestimi i Veliajt, Tedi Blushi: Nuk mund të zhvendoset vëmendja me fustane, këpucë e bizhuteri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com