GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

S’ka të ndalur rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, rëndohen xhepat e qytetarëve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka të ndalur rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, rëndohen xhepat e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa inflacioni për janarin shënoi një rritje modeste prej 1.9%, çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten në një ritëm më të lartë, duke rënduar gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është ulur krahasuar me një vit më parë, kur ky tregues ishte 3.4%. Megjithatë, grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, që përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve të familjeve shqiptare, ka shënuar një rritje prej 2.6%.

Përveç ushqimeve, janë regjistruar rritje të ndjeshme edhe në kategori të tjera si argëtimi dhe kultura, pijet alkoolike dhe duhani, pajisjet shtëpiake dhe veshjet, me një rritje që varion nga 3.3% deri në 5.7%.

Ajo që shqetëson më shumë është fakti se nga 41 produktet kryesore të konsumit në vend, 29 prej tyre kanë pësuar rritje të çmimeve. Ndër produktet me rritjen më të madhe janë mishi (+4.0%), qumështi, djathi dhe vezët (+3.3%), zarzavatet (+3.0%) dhe peshku (+2.0%).

Ekspertët e lidhin këtë rritje të vazhdueshme me krizën në sektorin e bujqësisë, ku rënia e numrit të bagëtive dhe ulja e prodhimit vendas po sjellin mungesa në treg dhe rritje të çmimeve.

Përveç rritjes vjetore, qytetarët janë përballur edhe me shtrenjtim të menjëhershëm nga dhjetori në janar, ku sipas INSTAT, çmimet e ushqimeve të shportës janë rritur me 0.9%.

Në një kohë kur pagat nuk po pësojnë rritje të ndjeshme dhe fuqia blerëse mbetet e dobët, rritja e vazhdueshme e çmimeve është kthyer në një shqetësim serioz për familjet shqiptare. Pyetja që ngrihet është: Deri kur do të vazhdojë kjo tendencë dhe çfarë masash do të ndërmerren për të frenuar këtë valë të rritjes së çmimeve?

Etiketa: CmimeinflacionKryesore1rritjeushqime

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com