GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pse shohim ëndrra?

22:50 - 18/02/25
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse shohim ëndrra?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjumi i thellë na çon në dimensione herë të bukura, herë të frikshme. Ëndërrojmë gjëra nga më të çuditshmet, shohim skena që as regjisori më i mirë i filmave thriller s’do i kishte realizuar në atë formë… A e keni pyetur veten ndonjëherë: Pse ëndërrojmë?

Një neurokirurg i quajtur Rahul Jandial e ka studiuar këtë gjë për vite me radhë dhe tanimë ka publikuar edhe një libër që quhet “Ja pse ëndërroni”. “Ndërgjegjia jonë fuqizohet nga energjia, përfshirë dhe ëndrrat dhe rezulton që pjesa e trurit përgjegjëse për ëndrrat është po aq aktive sa ajo kur ne jemi zgjuar”, ka deklaruar ai.

Një përqindje e vogël e njerëzve në botë thonë se “i harrojnë ëndrrat sapo hapin sytë”, ndërsa pjesa dërrmuese memorizojnë ëndrra që shohin thuajse çdo natë, disa herë në javë apo pak më rrallë.

Ne do u paraqesim 4 teori ekzistuese, bazuar në studimet e kryera nga specialistë të fushës.

“Përgjigje ndaj kërcënimeve”

Një teori që shpjegon ëndrrat lidhet me “praktikën e njohjes së gjërave që ne u frikësohemi”. Përshembull, kur ëndërroni që dikush po ju ndjek nga pas, me shumë gjasë ajo ‘skenë’ përfaqëson një situatë reale me të cilën po përballesh. Isabelle Arnulf (Pedagoge e Neurologjisë) thotë se ka pyetur studentët e saj se çfarë kanë ëndërruar një natë para provimit. Rezultoi se ata që kishin ëndërruar për provimin, morën notë më të mirë. Si shpjegohet kjo? Ne mbimendojmë diçka dhe ajo na shfaqet në ëndërr, atje ku ne i përgjigjemi dhe madje shpesh shohim pasojat e një veprimi.

Terapia

Besohet se ëndrrat kanë vlera terapeutike, që na ndihmon të reduktojmë emocionet e ankthit. Në ëndërr mund të na ndodhë të shohim një gjë të përjetuar tashmë, gërshetuar me diçka krejtësisht të panjohur, që ne e interpretojmë si të ardhmen! Kjo na ndihmon të zgjohemi më pozitivë.

Funksioni i trurit

Mbase kjo është teoria më absolute, që lidhet direkt me trurin tonë. Thuhet se ëndrrat shërbejnë për të mbajtur trurin aktiv edhe gjatë gjumit. Pra, e ndihmojnë trurin të jetë në “formë”, rrjedhimisht kur zgjohemi jemi më të kthjellët dhe nuk na duhet shumë kohë për të procesuar gjërat.

Kreativiteti

Një hipotezë interesante na çon “te mendimi kreativ”, që krijon një gamë vizionesh të rrugëtimit jetësor. Adrenalina është prezente edhe kur ëndërrojmë, por në nivel shumë më të ulët. Ëndrrat na ndihmojnë t’a shohim botën me të gjitha komplekset e saj e tek të cilat nuk “u bëjmë dot bisht” as ndjesive më të tmerrshme!

Etiketa: endrra

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Champions/ Brugge eliminon Atalantën, Bayern kualifikohet me gol në shtesë

Champions/ Brugge eliminon Atalantën, Bayern kualifikohet me gol në shtesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com