Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur sërish në 19 shkurt për të miratuar një listë të gjatë me leje, thuajse tre javë nga mbledhja e fundit. Në sy mes vendimeve bien disa ndërtime me disa dhjetëra kate të vendosura kryesisht në Tiranë por nuk mungojnë të tilla as në Durrës, Vlorë apo Lezhë.
Konkretisht KKTU, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi lejen e zhvillimit për një godinë multifunksionale 1, 5-8, 6-9, 26 & 31 kate mbi tokë me vendndodhje në Rrugën “29 Nëntori” që do të zhvillohet nga “Concord Investment” sh.p.k.
Po kështu është miratuar leja e ndërtimit për një kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 4- 28 kate mbi tokë, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.
Në rrugën “Dritan Hoxha” është miratuar leja e ndërtimit për objektin: “Wind Tower”, Kompleks rezidencial dhe shërbime, me 22 kate mbi tokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Energy” sh.p.k.
Ndërkohë në Vlorë është dhënë një lejë Zhvillimi për objektin: “Vlora Altura”, Objekt polifunksional me funksione shërbimi, hotelerie dhe rezidenciale me 2-34-36 kate mbitokë, me vendndodhje në Rrugën “Garvil Dara”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Leon 2011” sh.p.k.
Në Durrës është një tjetër lejë për për objektin: “Durrësi Tower” teksa revanshi i ndërtesave shumëkatëshe tashmë ka mbërritur në Lezhë ku është miratuar një lejë për një ndërtim 25 kate nga “Ilyonis Constructions”.
Përpos këtyre ndërtimeve shumëkatëshe KKTU ka miratuar disa lejë për struktura akomoduese kryesisht në Jug të vendit teksa bien në sy edhe disa lejë të lidhura me infrastrukturën. KKT miratoi gjithashtu edhe Planin e Detajuar Qendror për Durrana Tech Park.
Lejet sipas rendit të bërë publik:
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i aksit rrugor Papër – Ura e Grykshit, Faza 1”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i aksit rrugor Papër – Ura e Grykshit, Faza 2”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i aksit rrugor Papër – Ura e Grykshit, Faza 3”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i ambienteve të shërbimeve brenda Zonës “Teda”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i ambienteve të shërbimeve brenda Zonës “Teda”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë i produkteve ushqimore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Palestra e shkollës 9 vjeçare “Avni Rutemi”, me vendndodhje në në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë dhe Rikonstruksion i Godinës së Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Inspektoriatin të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks multifunksionat 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godina Multifunksionale, 1, 5-8, 6-9, 26 & 31 kate mbi tokë” me vendndodhje në Rrugën “29 Nëntori”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k
- Leje Zhvillimi për objektin: “Adriatik Hotel & Residences”, Strukturë hotelerie, shërbimesh dhe rezidenca 1-12 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Duda” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 4- 28 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Ëest Center” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hoteliere dhe rezidenca turistike, 1-2-3-4-5-6-7 kate, me terracë të shfrytëzueshme dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lux Project” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hoteliere dhe rezidenca turistike 1-2-3-4-5 kate, me terracë të shfrytëzueshme, mur rrethues dhe pishina”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Lux Project” sh.p.k dhe “4 AM” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Komuna Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4 kate “Vala Residence”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues Z. Panajot Kallushi.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4 kate”, me vendndodhje në Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “AD-Star” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “The Hanging Gardens”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Bardhyl Sali.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Shkodrina”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al -Invest” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “The Leaves” – Godinë banimi dhe shërbimesh 14 dhe 16 kate me parkim nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Azure Developments” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ëind Toëer”, Kompleks rezidencial dhe shërbime, me 22 kate mbi tokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Energy” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me palacina 1, 2, 3, 4 dhe 6 kate mbi tokë dhe hotel me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë”, me vendndodhje në fshatin Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zbogo-ja” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Vlora Altura”, Objekt polifunksional me funksione shërbimi, hotelerie dhe rezidenciale me 2-34-36 kate mbitokë, me vendndodhje në Rrugën “Garvil Dara”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Leon 2011” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 6 kate mbi tokë me pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Taulant Veliaj.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt apart-hotel 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Spille, Bashkia Rrogozhinë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Çabej” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “The Concave”, Objekt hoteleri dhe shërbime 3 dhe 4 kate dhe pishina, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega – 07” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Apart-hotel me 14 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vision Property”sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1 – 25 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ilyonis Constructions” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godina Hotelerie, Shërbimesh dhe Banimi 5 dhe 6 kate mbitokë”, me vendndodhje në Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Star Plus” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 17 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Rrugën “Egnatia”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “F&M Construction” sh.p.k dhe “Baholli Construction” sh.p.k
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ksamil Seaside Resort and Residential “The Mirrors”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Premium Finance Invest” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion banimi 1-2-3-4-5 kate mbi tokë, me tarracë të shfrytëzueshme, pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Vista Verde”, Kompleks me funksion banimi dhe shërbimi me 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rrugës “Selita e Vjetër”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al Development” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe hoteleri “Farka Masterplan”, me vendodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ultratech” sh.p.k dhe “Eb Construction” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi 1 dhe 2 kat mbitokë dhe hoteleri 6 kate mbitokë”, me vendondodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bi One Construction Group” sh.p.K.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “2T” sh.p.k dhe “Be-Is” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-6 kat mbi tokë”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Ilir Hodaj.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karolina Janina” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi 4, 6 dhe 7 kate”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Hafiz Ulqinaku”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “AmnConstruction” dhe znj. Redina Shiroka.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Astir Residence 2”, Godinë multifunksionale, shërbim, banim, 1 dhe 13 kate mbitokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mivita” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banim, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Adim Dema dhe Z. Joani Muço.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotel me 8 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Salaez” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks me vila, residence banimi, hoteleri, shërbime dhe rekreacion”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Star Butik Hotel “sh.p.k, “Dream House” sh.p.k dhe Z.Darien Xhindoli.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Apart Hotel 2, 3 dhe 4 kate mbitokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Brunes Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Durrësi Toëer”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “T&Xh” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Fresko Residence”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial me 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kumi Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokë”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E-Cons” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe shërbimesh me 10 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Rrugën “5 Maji”, ish-Uzina Dinamo Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dinamo Invest” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Port Side” me 2-5 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me zhvillues Z. Frederik Haderi dhe Znj. Fatmira Haderi.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 6 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Znj. Blerina Sejko.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi 12 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Shkëlqimi 07” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Park automjetesh bujqësore në strukturë”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “PMG” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks sherbimi per automejete, objekt shërbimi 2 kate dhe magazine 1 kat”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “PMG” sh.p.k.
- Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Selenicë.
- Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Belsh.
- Për miratimin e Planit të Detajuar Qendror “Durana Tech Park”.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Xarrë, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20kV, Fier 2”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
Discussion about this post