GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

 Iluzionet e qeverisë me pagat/  Raporti ndërkombëtar tregon se si kjo gënjeshtër shfarosi trurin e vendit

12:59 - 25/02/25
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
 Iluzionet e qeverisë me pagat/  Raporti ndërkombëtar tregon se si kjo gënjeshtër shfarosi trurin e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gënjeshtrat e qeverisë ndër vite nuk janë thjeshtë fjalë të thënë për disa të pa vërteta apo për disa gjëra të vogla që nuk kanë ekzistuar kurrë. Por,  janë manipulime dhe mashtrime që po shfarosin një popull, po shkatërrojnë një ekonomi dhe po  mbjellin korrupsionin kudo.

Nuk e di nëse ndokush i ka besuar apo është ndjerë sadopak entuziastë që në çdo fushatë elektorale apo vendore kryeministri Rama shtëllon e përpunon premtimet për rritje pagash, reduktim korrupsioni dhe informaliteti, se në fakt po ndodh e kundërta.

Këto dy të fundit po rriten dhe  çështja e pagave po mbetet iluzion, që kamuflohet mes rreshtash në deklarata apo vendime të djallëzuara.

A e mbani mend që gjatë viti 2023 kryeministri Rama dhe kabineti i tij flisnin në çdo dalje për rritje pagash dhe kapjen e nivelit të pagës mesatare në rajon

“Sot, i hapet rrugë një procesi që në harkun e këtij viti që vjen, prillin e ardhshëm, na çon në 900 euro pagë mesatare. Sipas të gjitha gjasave, ne ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Këtë po bëjmë sot ne. Pse nuk e kemi bërë më parë? Sepse na është dashur të përballemi me situata që nuk i ka pasur rajoni. Tërmeti ra në Shqipëri dhe jo në rajon. Mjafton të shikohet se sa të ardhura kemi spostuar ne për strehimin e mijëra familjeve, për të kuptuar pse nuk u bë kjo kur u krijuan mundësitë që të bëhej. Pastaj erdhi pandemia dhe lufta”, deklaroi Rama në 25 maj 2023.

Në fakt deri në vitin 2024 u firmosën disa vendime për indeksim page të administratës, mësuesve dhe mjekëve, por e turpshme se si flitej për rritje vetëm 7 mijë lekë të reja. Ku përballë rritjes së  çmimeve ishte veç se tallje.

Gjithsesi për të na bindur e për të na ndikuar në perceptimin tonë psikologjik si popull që rrallë herë ngrihemi për të drejtat tona, propagandën e Ramës e vazhdoi në fund të vitit 2024  ministri i Financave Petrit Malaj .

“Kjo reformë madhore që ne ndërmorëm pati natyrisht një efekt financiar vjetor jo të vogël, duke u llogaritur në rreth 40 miliardë lekë ose 400 milionë euro.
Qëllimi kryesor i qeverisë Rama ishte që të mbështesnim një punësimin cilësor dhe të kishim ndër pagat më konkurruese në rajon.
Sot ne e kemi përmbushur objektivin duke arritur të përmirësojmë ndjeshëm pozicionin tonë në rajon
”, tha ai në dhjetor 2024.

Pra me demek në vitin që lamë pas pagat në vend kanë arritur nivelin e vendeve në Rajon. Epo nuk është fare ashtu. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit në raportin e  2024 të publikuar ka treguar se popullsia e Shqipërisë po  reduktohet me ritme të shpejta për shkak të nivelit të ulët të pagave dhe kushteve jo të mira në punë.

Pra 40%  e fuqisë punëtore kur një pjesë e mirë janë e nivelit të kualifikuar punojnë jashtë vendit për shkak se Shqipëria u ofron një rrogë shumë më të ulët se vendet e tjera të rajonit.

“Rreth 40% e fuqisë punëtore në Shqipëri vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në fenomenin e ikjes së trurit dhe duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që po humbasin vazhdimisht punëtorë, si në sektorë me kualifikim të ulët ashtu edhe në sektorë që kanë nevojë për punëtorë me kualifikim të lartë. Normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit”, thuhet në raport.

A ka më gënjeshtra të tjera kaq tragjike dhe shkatërruese qeveria jonë?!

Etiketa: kryeministri Edi RamaKryesore1mashtrimepagatraporti

Lajme të lidhura

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat
Breaking Views

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

19:03 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Vendimi/ “TikTok” do të mbyllet në Shqipëri brenda javës
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

08:23 - 18/12/25
Para
Veliaj kërkoi lirinë në seancë: Punova natë e ditë për qytetarët, mallkuar qoftë…

I arrestuari për korrupsion vijon sulmet ndaj prokurorit, Veliaj: Ols Dado i devijuar nga trutë e kokës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com