GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati para Gjykatës së Bielfield, të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit Besar Nimani

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati para Gjykatës së Bielfield, të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit Besar Nimani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje zbardhen nga atentati me të paktën dy të plagosur para Gjykatës së Bielfield, në dukje të qartë me motivin e hakmarrjes ndaj familjarëve të të akuzuarit që po gjykohet, për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, krim i ndodhur vitin e kaluar.

 

Mediat gjermane kanë zbuluar dinamikën, teksa janë publikuar edhe pamje nga ngjarja e rëndë. Dy persona që lëviznin me një makinë hapën zjarr me armë, duke lënë dy të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

Mësohet se të lënduarit janë vëllai dhe babai i autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit 38-vjeçar me origjinë shqiptare, Besar Nimani, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar në këtë qytet.

 

Ngjarja e kësaj të mërkure (26 shkurt), ndodhi pikërisht kur në gjykatë sapo kishte përfunduar një seancë ndaj autorit të dyshuar i vrasjes, Hüseyin Akkurt, 38 vjeç me origjinë kurde. Ky u arrestua në Bruksel në korrik të 2024-ës, ndërsa një person tjetër është ende në arrati.

 

Dëshmitarët okularë raportuan për BILD se disa njerëz ishin shtrirë në tokë pasi të shtënat rrezikuan edhe jetën e kalimtarëve të rastit. Vëllai i të pandehurit ka marrë një plagë në këmbë. Siç u pa edhe nga pamjet filmike, autorët vijonin të qëllonin edhe pse ai kishte nisur të çalonte.

 

Ndërsa babai i të akuzuarit është në gjendje kritike, pasi thuhet se ka marrë një plumb në mushkëri. Disa media raportojnë se i lënduar ka mbetur edhe një person i tretë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

 

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë, ndërsa e gjithë zona është rrethuar. Sipas të njëjtave burime, njëri nga autorët është arrestuar, tashmë ndërsa tjetri dyshohet se gjendet në një ndërtesë pranë gjykatës.

 

Një helikopter policie është parë të qarkullojë mbi zonë. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e alarmit duke evakuuar edhe një shkollë që gjendet në zonë. Hüseyin Akkurt akuzohet se i zuri pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Dawoud Kirit, 33 vjeç, më 9 mars të vitit të kaluar, rreth orës 18:00, në qytetin Bielefeld.

 

Kur ish-kampioni kishte parkuar “BMW X 5’ të tij në zonën e këmbësorëve Obernstrasse, pa parkim dhe donte të shkonte në një kafene, të dy thuhet se kishin qëlluar të paktën 16 të shtëna në drejtim të viktimës së tyre. Motivi i mundshëm mbeten konfliktet dhe prishjet e pazareve në botën e krimit, por pa përjashtuar edhe shkaqe të tjera.

 

Etiketa: autorët e vrasjesBoksieri shqiptarGjermaniKryesore1

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki
Botë

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Para
Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e sulmeve kardiake

Vitamina D dhe rëndësia që ka për njeriun, Nikol Andoni: Ja tre llojet e kancerit që lidhen drejtpërdrejtë me mungesën e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com