GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Metën, kreu i PL: Do fitoj në Strasburg

14:24 - 27/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-Presidentin Ilir Meta. Në vendimin e marrë këtë të enjte në Dhomë Këshillimi nga trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Medi Bici, Ilir Panda dhe Albana Boksi, është vendosur rrëzimi i rekursit të ish-presidentit për zbutjen e masës së sigurisë.

Meta i cili mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkoi një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhej me pozicionin e tij si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Ish-presidenti akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për kreun e PL, Gjykata e Posaçme dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

Edhe Kryemadhi, ndaj së cilës është marrë masa” detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme. Megjithatë, edhe kërkesa e saj u rrëzua në Dhomë Këshillimi nga Gjykata e Lartë.

Meta pas vendimit: Do fitoj në Strasburg

Pas vendimit, në “FB’ e kreut të PL u publikua nga nje audiomesazh nga vetë Meta, i cili lë të kuptohet se e priste një vendim të tillë nga Gjykata e Lartë, që e quan të kapur politikisht nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë ai shtoi se çështjen do e çojë në Strasburg, duke shprehur bindjen se do të fitojë.

“11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij, Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Pa asnjë diskutim do të fitojmë ashtu siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias kundër Ramaformës”, shprehet Meta.

“Mos harroni se 2 Marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5 Dhjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar patriotik në mbrojtje të Kushtetutës falë të cilit jo vetëm u çmontua Ramaforma. U bëj thirrje simpatizantëve të PL, anëtarëve, shqiptarëve patriotë kudo ku janë të gjithë drejt 11 Majit, Të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të regjistrohen të marrin pjesë në këtë ditë historike ku narkoregjimi do të hidhet tek Lana. Malet tona më të larta”, shton ai.

Avokati i Metës: Rekurs në Kushtetuese

Avokati i Metës, Genc Gjokutaj, tha se pas vendimit ë sotëm të Gjykatës së Lartë, hapi i ardhës është rekursi në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shprehu bindjen se, Meta, s’duhet mbajtur as në arrest shtëpie.

“GJEDNJ e ka të konsoliduar jurisprudencën në këto raste. Ka një rrezikshmëri zero, mbajtja në burg jo vetëm që dëmton atë si person e si president të PL, por po konsolidon paligjshmërinë e gjykatës”, shtoi avokati gjatë një prononcimi në një emision televiziv.

Sipas tij, “vendimi është marrë jashtë asaj gjykate”. “Kjo Gjykatë e Lartë ka shkelur ligjin disa herë, këto janë vendime jo ligjore, të bazuar në pagrykësinë për pushtet të kësaj mazhorance që e do të pastër rrugën për në zgjedhjet e 11 majit”, shtoi Gjokutaj.

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Trump paralajmëron BE-në: Tarifa 25% për produktet tuaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com