GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama ultimatum deputetëve: Lini mandatin, pastaj bëni avokatin e Veliajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ultimatum deputetëve: Lini mandatin, pastaj bëni avokatin e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike ne grupin Whats Up të skuadrës së deputetëve të Tiranës.

Mesazhi i Ramës i disponuar nga burimet e TCH, kërkon qëndrim pa ekuivokë të deputetëve të PS, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un.

Shkak për këtë mesazh shkruan Edi Rama, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive, ku ka sulmuar SPAK-un për të mbrojtur Erion Veliajn.

“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis”.

Ata deputetë socialistë thotë Edi Rama që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj ne çdo cep te kënetës mediatike.

“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”.

Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit./Tch

Lajme të lidhura

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh
Aktualitet

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

11:05 - 07/10/26
Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush
Aktualitet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

08:31 - 07/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

07:55 - 07/10/26
Para
Teuta “mace e zezë” për Egnatian, ekipet ndajnë nga 1 pikë

Teuta “mace e zezë” për Egnatian, ekipet ndajnë nga 1 pikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh
Aktualitet

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

11:05 - 07/10/26

Sekretari për Reagimin Qytetar në Partinë Demokratike, Erges Eskiu, është përballur me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të...

Lexo më shumë
Duka: Nuk kemi presion, ndaj Anglisë luajmë për të kënaqur tifozët

Ditë e shënuar për kreun e futbollit shqiptar, FSHF uron Armand Dukën

10:55 - 07/10/26
Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

10:22 - 07/10/26
“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja

Polici i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë

10:17 - 07/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

10:10 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com