GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alibeaj i përgjigjet Bashës: Betejat me Berishën në politikë, jo gjyqeve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, merr “bekimin” e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Lulzim Bashës nga studio e Ditarit në A2 CNN, pas tërheqjes nga rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën dhe logon e PD, çështje e fituar në Gjykatën e Apelit nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e akuzoi Alibeajn për presion në mënyrë që të pranonte kushtet e tij për të qenë në koalicionin Djathtas për zhvillim, në të kundërt tërhiqej nga rekursi për logon. Por, Alibeaj tha se nuk ka asnjë asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga ai rekurs.

“Sa kohë që isha te PD e kam bërë këtë betejë ballazi, ndërkohë që jam tek “Djathtas 1912” juridikisht jam në një tjetër pozicion. Nuk kam asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye akti juridik dhe politik është ky i sotmi; heqja dorë nga ai rekurs. Kur kam filluar betejën me Sali Berishën kam filluar vetëm nuk kam pyetur askënd”, u përgjigj Alibeaj.

Ai i kërkoi Bashës që t’i marrë mbrapsht kërcënimet dhe shantazhet dhe theksoi se nuk i ëhstë lutur për koalicion Bashës.

“Asnjëherë…kurrë. Termat e kërcënimit e shantazhimit t’i marrë mbrapsht. Kam fytyrë e identitet. Nuk kërcënoj dhe shantazhoj askënd. Nuk jam i kësaj politike. Që në dhjetor i kemi ofruar një platformë me zotin Shehi, i është ofruar edhe shumë të tjerëve . Nuk i është lutur askush. Një gjë i është bërë i ditur që sa kohë do të regjistrohemi në zgjedhje, betejat do t’i bëjmë me Berishën në fushëbetejë politike, jo duke u zvarritur gjyqeve”.

Lexo edhe:

  • Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën dhe logon e PD-së: S’kam interes
  • Alibeaj u tërhoq nga rekusi i vulës së PD, Basha: Ne nuk heqim dorë edhe pse jemi kërcënuar!
Etiketa: Enkelejd AlibeajLulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit
Aktualitet

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

08:03 - 23/08/26
Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore
Aktualitet

Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

07:58 - 23/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Para
Trafik kokaine, dënohen me 24 vite burg tre shqiptarët në Angli

Trafik kokaine, dënohen me 24 vite burg tre shqiptarët në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:24 - 23/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

08:03 - 23/08/26
Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

07:58 - 23/08/26
Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

07:49 - 23/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Gusht 2026

07:41 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com