GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Politico: Administrata Trump në bisedime sekrete për zëvendësimin e Zelensky

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Politico: Administrata Trump në bisedime sekrete për zëvendësimin e Zelensky
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diskutimi i nxehtë në Zyrën Ovale të pak ditëve më parë mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij amerikan Donald Trump ishin një shenjë e dukshme e marrëdhënies së tyre së tensionuar.

Ky I fundit tashmë po merr hapa konkretë për zëvendësimin e tij dhe këtë ka menduar ta realizojë përmes kundërshtarëve të tij politikë. Media e huaj Politico shkruan se katër anëtarë të lartë të administratës Trump kanë zhvilluar diskutime sekrete me disa nga kundërshtarët kryesorë politikë të Volodymyr Zelensky në Kiev përfshirë lideren e opozitës ukrainase dhe ish-kryeministren, Yulia Tymoshenko, dhe anëtarë të lartë të partisë së ish-presidentit Petro Poroshenko.

Tre ligjvënësit ukrainas dhe një republikan amerikan i cituar nga Politico bënë me dije se diskutimet u përqëndruan nëse Ukraina mund të zhvillojë zgjedhje të shpejta presidenciale, të cilat po vonohen sepse sipas kushtetutës së Ukrainës ato nuk mund të mbahen për shkak të ligjit ushtarak.

Ndihmësit e Trump janë të bindur se Zelensky do ti humbasë zgjedhjet për shkak të lodhjes së qytetarëve nga lufta dhe zhgënjimit të publikut për korrupsionin e shfrenuar.

Në shkrim theksohet se edhe pse linja zyrtare e qeverisë amerikane është se Trump nuk po ndërhyn në politikën e brendshme të Ukrainës, sjellja e presidentit amerikan dhe zyrtarëve të tij tregon pikërisht të kundërtën.

Megjithëse ekipi i Trump shpreson për humbjen e Zelenskyt në zgjedhje, ai është ende më popullor se Timoshenko dhe Poroshenko.

Prej ditësh, zyrtarët e kabinetit Trump thonë se Zelensky duhet të tërhiqet nëse nuk pranon plotësisht planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës, edhe nëse në këtë plan përfshin lëshime të mëdha nga Ukraina.

Etiketa: Donald TrumpVlodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Leao: E kisha marrë vendimin për të qëndruar prej kohësh, për Diaz dhe Silva jam…

Merkato/ Liverpool futet në garë për Leaon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com