GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

10 vjet sorollatje nëpër gjykata për gjuajtjen e Ramës me vezë, ish-studentët kërkojnë drejtësi

16:46 - 07/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
10 vjet sorollatje nëpër gjykata për gjuajtjen e Ramës me vezë, ish-studentët kërkojnë drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetë vite pas protestës simbolike, ku sfiduan Kryeministrin Edi Rama duke e gjuajtur me vezë, tetë ish-studentë të “Lëvizjes për Universitetin” rikthehen në gjykatë për të kërkuar pafajësinë.

Edhe pse kanë shlyer dënimin me orë shërbimi komunitar, një vendim i fundit i Gjykatës së Lartë ka rikthyer çështjen për rigjykim. Tashmë, ata synojnë jo vetëm të pastrojnë emrat e tyre, por edhe të dërgojnë një mesazh të qartë se liria e shprehjes dhe e drejta për protestë nuk mund të cenohen me lehtësi.

Historia e çështjes

Në nëntor të vitit 2015, Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë u bë skenë e një përplasjeje mes studentëve dhe pushtetit të qeverisë së parë Rama, një episod që do të linte gjurmë në debatin për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të protestuar.

Ishte mesditë e 2 nëntorit kur një grup studentësh të “Lëvizjes për Universitetin” u vendosën në hyrje të fakultetit. Ata u vunë në pritje të daljes së Kryeministrit Edi Rama, i cili atë ditë ndodhej aty në një takim.

Prej më shumë se një viti, Lëvizja kishte kundërshtuar “Reformën e Arsimit të Lartë,” një nismë qeveritare e miratuar në parlament pavarësisht kritikave të opozitës, akademikëve dhe shoqërisë civile. Reforma, sipas kundërshtarëve, rrezikonte autonominë universitare dhe i hapte rrugën komercializimit të mëtejshëm të arsimit të lartë.

Sapo Kryeministri doli nga fakulteti, thirrjet e studentëve kundër tij dhe në mbrojtje të arsimit publik falas pushtuan oborrin. Në një moment tensioni, një vezë u lëshua drejt të tij, por nuk e goditi.

Reagimi i forcave të sigurisë ishte i menjëhershëm. Oficerët e policisë dhe gardës, – disa të veshur civilë, – ndërhynë duke ndaluar dhunshëm disa studentë, përpjekjet për t’u larguar të të cilëve rezultuan të kota.

Tetë prej tyre përfunduan në ambientet e Komisariatit Nr.2, ku u mbajtën për rreth tetë orë pa ndonjë shpjegim të qartë.

Në përfundim, ndaj tyre u ngritën akuzat “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë.” Hetimet ndaj tyre zgjatën pesë muaj, ndërsa procesi gjyqësor u shtri për dhjetë muaj të tjerë.

Më 20 mars 2017, Gjykata e Tiranës i shpalli fajtorë, duke i dënuar me dy muaj burg, një dënim që më pas u konvertua në 60 orë punë komunitare.

Përfaqësuesit ligjorë të studentëve, nga qendra “Res Publica,” apeluan vendimin, por Gjykata e Apelit refuzoi ankimimin me argumentin se kjo qendër “nuk kishte të gjitha tagrat për të ushtruar apelimin në emër të të pandehurve.”

Por ky vendim nuk do të ishte i fundit në këtë histori. Në një kthesë të papritur, në mars të këtij viti, Gjykata e Lartë e cilësoi qasjen e Apelit “tejet formale dhe joproporcionale,” duke konstatuar se ajo u kishte mohuar studentëve akses të plotë në drejtësi.

Si rezultat, gjykata urdhëroi rishqyrtimin e çështjes nga një trup tjetër gjykues në Apel dhe tashmë tetë ish-studentët kanë mundësi të fitojnë pafajësinë.

Procesi i parregullt dhe rëndësia e çështjes

Hetimet dhe procesi gjyqësor në ngarkim të tetë studentëve u shoqërua me një sërë problematikash. Gjatë seancave, të cilat shpesh u shtynë pa ndonjë arsye të fortë, Kryeministri Rama nuk dëshmoi asnjëherë.

Ndërkohë, punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje nuk arritën kurrë të identifikonin asnjë student si autorin e pretenduar të hedhjes së vezës. Si provë materiale u sekuestruan vetëm mbetjet e një kokërr veze.

Katër dëshmitarë të akuzës, të gjithë efektivë të policisë, dhanë dëshmi identike, duke ngritur dyshime mbi besueshmërinë e tyre. Për më tepër, policia kreu kontrolle të paautorizuara në banesat e studentëve, dhe sipas dëshmive, disa prej tyre u përballën me dhunë fizike.

Ndërsa anëtarët e “Lëvizjes për Universitetin” u përballën me një proces të gjatë dhe të vështirë gjyqësor, një prej oficerëve të përfshirë në ndalimet e dhunshme të asaj dite avancoi në karrierë pavarësisht implikimeve në veprimtari të dyshimta.

Sipas ish-studentëve të ndaluar më 2 nëntor 2015, Dedian Gjoni ishte një nga policët që mori pjesë në operacion. Tetë vjet më vonë, në vitin 2023, ai u arrestua si i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale dhe sigurimin e kushteve për atentate.

Kjo shton edhe më tej dilemat mbi drejtësinë dhe përgjegjësinë institucionale në trajtimin e çështjeve të protestave kundër qeverisë.

“Imagjinoni se për çfarë arsye një njeri i tillë, ka qenë në polici dhe për çfarë arsye Rama e ka pasur në strukturat më të larta të policisë,” tha Bora Mema, një nga ish-studentët e përfshirë, gjatë emisionit “Ora e Betit” teksa denoncoi se Gjoni ka qenë ndër oficerët që dhunoi dhe kërcënoi studentët në protestën e vitit 2015.

“Çështja nuk është thjesht për një vezë, por për të drejtën për të pasur një protestë në çfarëdolloj mënyre, e drejta për t’u shprehur, e drejta për të pasur një proces të rregullt ligjor,” theksoi avokati Dorian Matlija gjatë së njëjtit emision.

Episodi që nisi si revoltë studentore kundër një reforme universitare, po përfundon duke u kthyer në një precedent me ndikim të gjerë mbi të drejtat e protestuesve në Shqipëri dhe qasjen e shtetit ndaj zërave qytetarë që mendojnë ndryshe.

/Citizens Channel/

Etiketa: Edi Ramagjuajtje me vezegjyqKryesore1

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Veliaj kallëzohet në SPAK për aferat në rikonstruksionin e godinave të konvikteve

Veliaj kallëzohet në SPAK për aferat në rikonstruksionin e godinave të konvikteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com