GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skandali i korrupsionit te ‘Sportet’”/ PD: Dekani biznesmen braktis punën për vite me radhë, Rektori i jep rrogën

11:44 - 10/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Skandali i korrupsionit te ‘Sportet’”/ PD: Dekani biznesmen braktis punën për vite me radhë, Rektori i jep rrogën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD ka vijuar sërish me denoncimin për Universitetin e Sporteve dhe korrupsionin që ka përfshirë institucionin e lartë arsimor në vend.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, jo vetëm që ka braktisur punën për vite me radhë, por Rektori Agron Kasa, në dijeni të plotë, i paguan pagën e plotë çdo muaj.

Sipas Sulës,  më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa, i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit, ndërsa këta të fundit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Pa u mbushur java nga publikimi i aferës korruptive në UBT, një tjetër skandal shfaqet në media. Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, BRAKTIS punën për vite me radhë, dhe Rektori Agron Kasa, në dijeni të plotë, NUK e ndalon, por i paguan pagën e plotë për çdo muaj!

Dekani, autoriteti më i lartë i Fakultetit, që paguhet nga taksapaguesit, por edhe nga tarifat që paguajnë studentët, nuk shkon në punë!

Nuk bën as mësim dhe as detyrat dhe funksionet e Dekanit!

Mendoni: një Dekan i tillë, është edhe anëtar i organeve kolegjiale të Rektoratit dhe Senatit Akademik të këtij universiteti!

Dekani/Biznesmen Robert Çina, merr pagën në institucionin publik dhe kohën e punës e kalon në biznesin e tij privat dhe në pasionet e tij jashtë vendit!

 Ja ku ka mbërritur arsimi i lartë në vendin tonë!

●  Një Dekan që merr pagën pa shkuar në punë!dhe

●  Një Rektor, që në vend që të garantojë zbatimin e ligjit, fsheh dhe mbulon këtë SKANDAL!

Arsyet dhe interesat e lidhjes së dekanit z. Robert Çina dhe rektorit z. Agron Kasa, duhet ti zbulojë kontrolli dhe hetimi që duhet ndërmarrë në këtë universitet!?

Sikurse provoi emisioni investigative Piranjat, korrupsioni, abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës është i pranishëm në çdo njësi dhe strukture, dhe ushtrohet në mënyrë të strukturuar nga drejtuesit më të lartë të universitetit.

 Më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe deri më sot NUK kanë ndërmarrë asnjë masë.

Rektori Agron Kasa dhe klani i tij, janë kapur edhe herë të tjera në afera korruptive me pasojë abuzimin e financave publike, sikurse konfirmon Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ky Rektor e fsheh!

Këta janë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve tona, që dolën nga zgjedhjet pa konkurrime që diktoi Rilindja. Në vend që të drejtojnë universitetin, të arsimojnë të rinjtë tanë, strukturohen në grupe dhe ortaki korruptive që abuzojnë me financat e publikut  dhe shpërdorojnë detyrat në kurriz të studentëve.

Pasojat e këtyre skandaleve i vuajnë; studentët; prindërit dhe gjithë shoqëria jonë.

 Partia Demokratike, duke dënuar me ashpërsi këtë nivel të neveritshëm të shpërdorimit dhe korrupsionit, u kërkon ministrisë së Arsimit dhe institucioneve ligjzbatuese të hetojnë këtë skandal dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore këta drejtues.

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Ju që shpërdoroheni dhe vuani pasojat e këtij korrupsioni të drejtuesve të universiteteve, ju inkurajojmë të denonconi dhe të refuzoni këtë rrënim që po u bëhet universiteteve!

Partia Demokratike ju fton që më 11 Maji, të gjithë së bashku, të bashkohemi me votë dhe të shporrim këtë bandë hajnash dhe ta kthejmë universitetin në duart tuaja.

Për një Universitet dhe Shqipëri madhështore!

Etiketa: PDuniversiteti i sporteve

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Para
Kosovë, Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe

Kosovë, Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com