GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha “fshin” historinë e Berishës nga selia e PD-së, heq fotot e ish-kryeministrit nga muret

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha “fshin” historinë e Berishës nga selia e PD-së, heq fotot e ish-kryeministrit nga muret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa të gjithë ishin duke festuar ndërrimin e viteve, në selinë blu nisën punimet që ajo të kishte një “fytyrë” të re për Vitin e Ri. Ndryshimi dallohej qartë në pamjen e jashtme, por punimet nuk kishin përfunduar akoma.

Punonjësit e kompanisë që kishte marrë përsipër të rifreskonte në pamjen vizuale PD-në punuan edhe dje nga mëngjesi deri në darkë vonë. Xhamat e tejdukshëm të fasadës së godinës ishin veshur me letër adeziv, e cila pamundësonte shikimin nga jashtë-brenda, ndërsa letra mbante logon e Partisë Demokratike.

Sakaq, burime të gazetës “Panorama” që u futën në ambientet e selisë blu konfirmuan se në korridorin e godinës në katin e parë janë hequr disa foto të mëdha që ndodheshin në muret anësore në të djathtë dhe në të majtë të korridorit ku shfaqeshin momentet më të suksesshme të qeverisjes së Berishës, siç ishin inaugurime të ndryshme apo futja në NATO. Në vend të tyre, bëjnë me dije burimet, janë vendosur sloganet “zgjedhim të ardhmen” në formatet e ngjashme që u përdorën edhe në Kuvendin e 18 dhjetorit që u thirr nga kryesia e PD. Ndërkohë, po sipas të njëjtave burime, mësohet se në ambientet e brendshme të selisë nuk janë instaluar dyer të blinduara apo hekura për të pamundësuar hyrjen.

Megjithatë, fakt është që dera kryesore e selisë blu ishte e aksesueshme vetëm për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i PD-së mbërriti dje në selinë blu pas mesdite, dhe pasi pa ndryshimet e reja në godinën që ende po punohet, u fut brenda përmes hyrjes kryesore. Këtë mundësi nuk e patën deputetët dhe punonjësit e administratës së PD-së që erdhën dje në selinë blu. I pari nga deputetët ishte sekretari i ri organizativ, Flamur Hoxha. Ai tentoi të hynte nga dera qendrore, por sensori që bën hapjen e saj ishte çaktivizuar.

Etiketa: BASHAberisha

Lajme të lidhura

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
Breaking Views

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë
Breaking Views

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime
Breaking Views

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

19:54 - 04/11/26
Para
Atentati në “Don Bosko”, vëllai i viktimës në gjendje të rëndë

Atentati në “Don Bosko”, vëllai i viktimës në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi...

Lexo më shumë
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com