GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama me përfaqësues të bizneseve në Sarandë: Do ju kontrollojmë me inteligjencë artificiale dhe dron

12:07 - 24/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Prit gomar të mbijë bar”, Rama me fermerët: Kur të hyjmë në BE do të vërshojnë paratë lumë, tani s’ka fonde
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një takim të zhvilluar sot me sipërmarrës dhe përfaqësues të sektorit të turizmit në Sarandë, kryeministri Edi Rama foli për menaxhimin e plazheve në Shqipëri.

Rama theksoi se vitin e ardhshëm do të ketë një përmirësim të dukshëm, pasi një sërë masash janë marrë për mbikëqyrur hapësirën në plazhe, duke përfshirë një ndarje të qartë midis plazheve private dhe atyre publike.

“Është kjo lufta e vazhdueshme e të gjithëve për të zënë hapësire në kuptimin për të bërë biznes, për të fituar etj.etj. Kjo do të jetë eksperiencë e re këtë vit do të jetë shumë më mirë seç ishte vjet sepse është krijuar një raport i qartë midis plazheve që do të menaxhohen nga strukturat private dhe nga ata plazhe publike, bashkitë kanë marrë përsipër të bëjnë disa gjëra shumë të mira bashkia Lezhë, Vlorës, Durrës, Sarandë. Saranda ka pasur plazh publik historikisht, aty ku ka më shumë hapësira bashkitë do të kenë ofertën e tyre me çadra dhe shezllonë kush do, kush nuk do thjesht të vërë peshqirin, sa i përket Ksamilit që sot është bërë trend botëror”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se duhet të kryhen më shumë kontrolle.

“Nuk besoj se do të funksionojë, për faktin pavarësisht se mund të bëjnë kontrata me hotelin, restorantet, nuk mund të kenë plazhe dhe nuk ka për të funksionuar kjo lloj marrëveshje, natyrisht që duhen ushtruar më shumë kontrolle. Kontrollet ju e dini më mirë se unë janë bezdi e madhe dhe mirë është se gjërat të bëhen pa pasur nevojë të bëjmë kontrolle, në rastin konkret duhet të ushtrojmë kontrolle. Ju duhet të jeni në mbështetje të këtij procesi duke bërë me dije autoritetet se çfarë po ndodh. Kontrollet fizike janë edhe një burim marrëdhëniesh që mund të degjenerojnë në ryshfet”, tha Rama.

Një tjetër pikë që kreu i qeverisë preku ishte përdorimi i teknologjisë në monitorimin e bizneseve dhe kontrollin e transaksioneve.

Rama nënvizoi se pas implementimit të fiskalizimit, qeveria po zhvillon një model të ri me Microsoft për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në mbikëqyrjen e biznesit.

“Po bëjnë dhe diçka tjetër që ka të bëjë me biznesin pasi kemi krijuar fiskalizimin, të gjithë ju keni kasën që transmeton në 24 orë çdo transaksion, tani po krijojmë bashkë me Microsoft modelin e IA që do të bëj si të thuash atë që sot e bëjnë fizikisht inspektorët për të parë nëse t’i e ke shkelur kasën, atë butonin në mënyrë të rregullt apo ke bërë hile, modeli është duke u trajnuar dhe rezultate janë fantastike, që do të thotë që gjithë procesi do të jetë i mbikëqyrur në shkallë kombëtare nga një inspektor virtual, kjo do të bëjë që kontrollet ne biznes të jenë minimale dhe që të ardhurat dhe raporti midis biznesit dhe shtetit të jetë shumë transparent”, tha Rama.

Rama theksoi po ashtu se qeveria ka bërë një plan për mbikëqyrjen e plazheve me dron.

“Sa i përket plazheve ne do të fillojmë projektin, kemi miratuar financimin me Emiratet e Bashkuara për gjithë mbikqyrjen e me kamera inteligjente të rrugëve dhe shkollat aty kemi dhe plazhet. Aktualisht kemi bërë plazhin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe në mënyrë të përditshme dhe do të shohim për mënyrën sesi administrohen plazhet. Po bëjmë disa trajnime të tjera me këta të gjeohapësirës që bëjnë filmimin e dronit e marrin dhe e fusin në atë rrjetën e përllogaritjes së hapësirës që besoj se do të ketë sfida të tjera sa del rregulli del dhe hilja thonë, pro jam I bindur se do jetë shumë më mirë se çfarë ishte”, u shpreh Rama gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë”, tha Rama.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Erdhën nga Anglia dhe e kthyen vilën në shtëpi bari, gjykata lë në qeli 2 vëllezërit

Erdhën nga Anglia dhe e kthyen vilën në shtëpi bari, gjykata lë në qeli 2 vëllezërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com