GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri në landfill i prish Ramës “dekorin” e show-t elektoral në Vlorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarri në landfill i prish Ramës “dekorin” e show-t elektoral në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E hëna e kësaj jave duket se ka nisur ters për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ai dhe stafi i tij janë munduar maksimalisht që të krijojnë dekorin e takimeve propagandistike 3-ditorë të kryeministrit Edi Rama.

Në fillim, u sajua një takim me anëtarë “të sajuar” të forumit rinor të Partisë Demokratike” në Vlorë, ku Rama pranoi me qesëndi se arritjet e qeverisë së tij kishin bindur edhe të rinjtë opozitarë që t’i bashkoheshin Partisë Socialiste.

Më tej, foli për zgjatimin e “Lungomares”, një projekt që ka nisur prej gati një dekade dhe ende nuk po i duket fundit.

Këtë të hënë, Rama e nisi ditën me takime “me popullin”, ku do të fliste për akset e reja rrugore që do të lidhin Vlorën me zonën bregdetare përtej Qafës së Llogarasë.

Por, prezantimi i këtyre projekteve madhështore u prish nga era e rëndë dhe tymi toksik që pushtoi të gjithë qytetin, nga zjarret që përfshinë fushën e vjetër të mbetjeve të qytetit.

Era e rëndë, padyshim, duhet të ketë prekur edhe shqisat e kryeministrit Edi Rama. Dhe, nuhatja e tij është pikërisht halli më i madh i kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ky i fundit i ka premtuar shpesh Ramës se gangrena e plehrave do të mbyllet “së shpejti”. E megjithatë, zgjidhja nuk ka mbërritur ende.

Natyrisht, për faj jo edhe aq të Dredhës, se sa të qeverisë së Ramës.

Landfilli i vjetër i Vlorës do të duhej të mbyllej vite më parë, kur qeveria miratoi dhe tenderoi projektin për ndërtimin e fushës së re të mbetjeve, në zonën e Sherishtës. Një projekt, që si shumë të ngjashme, nuk ka mbaruar dhe ende nuk dihet kur do të vihet në funksionim.

Nga mbrëmja e së dielës (23 mars 2025), fusha e mbetjeve në qytetin jugor u përfshi nga flakët, për të disatën herë gjatë dy-tre viteve të fundit.

Autoritetet lokale, në çdo rast, kanë premtuar zgjidhje të shpejtë, megjithëse në çdo rast kanë dështuar me sukses.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, premtoi sërish këtë të hënë se zjarret do të fiken dhe, brenda fundjavës, do të bëhet funksional landfilli i ri i Sheristës.

Projekti për ndërtimin e fushës s re të mbetjeve urbane është tenderuar në vitin 2020. Vlera e projektit është mbi 10 milionë euro dhe financimi është realizuar me një kredi nga banka gjermane KFV.

Deri më tani, qeveria ka refuzuar të bëjë transparencë mbi institucionin që ka kryer tenderin, e fituar nga bashkimi i operatorëve “Integrated Technology Service” e biznesmenit në kërkim, Klodian Zoto, dhe kompanisë italiane “Bulfaro”.

Landfilli i Sheristës ishte parashikuar që të përfundonte fillimisht në dhjetor 2021, më pas afati u shty në fund të vitit 2023 dhe, ndërkohë, kryebashkiaku Dredha dha premtimin e radhës për fundin e marsit 2025.

Në vjeshtën e vitit 2023, kryeministri Rama, gjatë një vizite në Himarë, i kërkoi Dredhës që projekti i Sherishtës të përfundonte në pranverën e vitit 2024.

Dredha duhet të ketë pasur ndonjë hall të madh, i cili e ka detyruar t’i dredhojë kërkesës së shefit të tij politik.

Por, edhe kryebashkiaku i Vlorës, si një “rilindas” i vërtetë, nuk guxon t’i thotë Ramës se përgjegjësia për zvarritjen e përfundimit të projektit duhet të kërkohet tek qeveria, tek fondet dhe projektet e miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Dredha është detyruar “të bëlbëzojë” se zgjidhja do të vijë në fundjavë, duke shmangur çdolloj përgjegjësie për katastrofën shëndetësore dhe mjedisore që u dhurohet vlonjatëve në mënyrë periodike. /Boldnews.al

Etiketa: landfillRamaVlore

Lajme të lidhura

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Berisha: Nuk do e shkrij SPAK-un nëse fitoj, do konsultohem me Komisionin e Venecias

Berisha merr ftesë për në Kongresin e Partive Popullore Europiane, pritet fjalimi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26

Jonaid Myzyri është “hero” i kryeministrit Rama, sepse SPAK e pushoi çështjen kundër tij për korrupsion me tenderat. Duke qenë...

Lexo më shumë
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com