GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën, SPAK duhet të reagojë

19:59 - 17/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën, SPAK duhet të reagojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Qendresa Qytetare” ka reaguar me shqetësim ndaj një deklarate të Blendi Klosit gjatë një takimi elektoral në Dibër, duke e akuzuar për kërcënim ndaj diasporës.

Në një postim në Facebook, organizata thekson se Klosi ka pohuar se vota e parë që ka mbërritur me zarf nga Gjermania është për Partinë Socialiste.

Sipas tyre, kjo deklaratë nënkupton se vota është zbuluar, duke përbërë një shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor.

“Qendresa Qytetare” ngre dyshimin se qytetari mund të jetë detyruar të fotografojë votën ose ta bëjë publike atë.

Ata i kërkojnë KQZ-së të garantojë diasporën për sigurinë dhe fshehtësinë e votës. Po ashtu, kërkohet ndërhyrja e Task Forcës së SPAK për të hetuar këtë deklaratë.

Nëse pretendimet janë të vërteta, organizata kërkon që Blendi Klosi të merret nën hetim.

Reagimi i plotë:

A po kërcënon Blendi Klosi Diasporën se PS i kontrollon votat në zarfe, Task Forca e SPAK duhet të reagojë!

Nga një takim elektoral në Dibër, drejtuesi politik i këtij qarku Blendi Klosi u shpreh se e ka të konfirmuar se vota e parë që ka mbërritur me zarf për një emigrant nga Dibra në Gjermani është për partinë socialiste.

Nëse zoti Klosi e ka të konfirmuar jemi përballë faktit që qytetari ose ka publikuar votën, ose është detyruar të fotografojë votën dhe kjo përbën shkelje të rëndë ligjore.

Blendi Klosi po tenton të përçojë mesazhin se Partia Socialiste e ka mekanizmin për të mësuar se çfarë ka në zarf vota e diasporës dhe kjo përbën një cënim të rëndë të procesit.

KQZ duhet të dalë të sqarojë shqiptarët në mërgim se vota e diasporës është e sigurtë dhe TASK FORCA duhet ti kërkoj sqarime Blendi Klosit për këtë deklaratë dhe nëse është e vërtetë ai duhet të merret nën hetim.

Etiketa: DiasporaKlosiqendresa

Lajme të lidhura

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima
Aktualitet

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Para
Berisha: Do t’ju kthejmë qytetarëve paratë që qeveria e Ramës po ju vjedh përditë

Berisha: Do t’ju kthejmë qytetarëve paratë që qeveria e Ramës po ju vjedh përditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com