GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Drejtonte trafikun e kokainës me Sky ECC, arrestohet shqiptari në Itali, trafikoi drogë me vlerë 2 mln euro

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E pazakontë në Itali! Pasi e masakroi, shkon me trupin e pajetë të gruas në polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Bolonja. Mësohet se 37-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar sapo ka mbërritur nga Spanja në aeroportin e Fiumiciono, Romë. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi u zbulua se ishte pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të aplikacionit Sky ECC.

Nga hetimet rezultoi se i riu ishte përdorues i aplikacionit dhe iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar trafikun e lëndëve narkotike. Në mars të këtij viti, u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të tjera për bashkëpunëtorët e tij, ndërsa asokohe, shqiptari ishte arrestuar në Spanjë.

Grupi i strukturuar kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë, të cilët përmes aplikacionit SKY ECC menaxhonin trafikun e drogës. I arrestuari jetonte prej vitesh në Bologna, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge. Ndaj tij, gjykata caktoi masën “arrest me burg”, pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi. Shqiptari dyshohet se ka përdorur edhe lidhjet e tij kriminale për të trafikuar kokainë.

Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka trafikuar në Itali 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro). Sapo ka zbritur në Itali, atij iu është lexuar masa e sigurisë së bashku me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, po ashtu është gjobitur me 12 mijë euro. Ai rezulton se është arrestuar edhe më parë në Bologna në vitin 2019, pasi është kapur në një parkim më 150 gramë kokainë gati për shitje.

Etiketa: Italishqiptari ne itali

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Rama akuzon Berishën se lobon me xhepin e vet, ndërsa vetë hedh 6 milionë euro për gara çiklistësh nga xhepi yt

Rama akuzon Berishën se lobon me xhepin e vet, ndërsa vetë hedh 6 milionë euro për gara çiklistësh nga xhepi yt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë...

Lexo më shumë
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26
“Të qëndrojmë bashkë deri në zhdukjen e tradhtisë”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama kërkon të shesë vendin cep më cep

“Të qëndrojmë bashkë deri në zhdukjen e tradhtisë”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama kërkon të shesë vendin cep më cep

21:28 - 12/09/26
“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën

“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën

21:05 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com