GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama: BE ka hapur dyert se ka edhe interesin e saj

22:56 - 06/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: BE ka hapur dyert se ka edhe interesin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë intervistës në emisionin “Repolitix” , kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar kriteret prej vitesh për hapjen e negociatave, por kjo e fundit nuk e ka hapur derën. Rama e krahasoi BE me një “shtëpi të pasurish”, që e hap derën vetëm kur ka interesin e saj.

Sipas tij, BE s’i ka dhënë asnjë vendi tjetër 2 vite afat për të përmbyllur procesin e negociatave

“Ka një ndryshim të madh sepse Shqipërisë i kanë dhënë tre vjet afat. Nuk ia kanë vënë askujt më përpara. Nuk ka pasur hapje dhe mbyllje 3 vjet. Ne na kanë dhënë 3 vjet, sepse duan të fusin brenda Shqipërinë bashkë me Malin e zi dhe rendja e madhe për të arritur të mbyllim negociatat lidhet me faktin se ata duan të fusin brenda anëtarë të rinj. Pra ti mund të jesh gati të bësh hapat drejt BE, ne kemi qenë gati disa vite rresht. E ka thënë komisioni hapini negociatat, por kjo nuk mjafton. Ata janë një shtëpi të pasurish, dhe shtëpisë e pasurve nuk e mbajnë derën hapur. E kanë derën mbyllur. Ti mund t’i biesh derës sa të duash, e hapin vetëm kur ata që janë brenda kanë interes të të hapin derën. Kriteret i kemi plotësuar disa herë që dera të hapej për negociatat. E ka thënë Komisioni dhe Këshilli që është shtëpia e të pasurve, 27 anëtarë brenda dhe që kanë rregullin që duhet të jenë të gjithë dakord, 26 mund të thotë hape dhe njëri thotë jo se më dhëmb koka, nuk hapet dera.”, tha Rama.

Sipas Ramës, nuk është as “iluzion” dhe as “truk magjik”, por historike mundësia për t’i përmbyllur negociatat deri në vitin 2027.

“Interesi i BE është që të japë një mesazh për të gjithë botën dhe të shtrëngojë radhën në kushtet kur edhe çështja e sigurisë është bërë çështje e madhe e të gjithëve së bashku në Evropë. Patjetër që duhet të plotësosh kriteret. Ti mund t’i plotësosh kriteret dhe prapë nuk mjafton. Ata mund të duan të të fusin ty por pa kritere s’të fusin. Ne kriteret i kemi plotësuar, tani u kap dera. Tani na vunë përpara kalendarin dhe thonë se me Shqipërinë duam ta mbyllim për tre vjet. Arsyeja pse ata në ndërkohë i kanë dhënë kaq shumë besim Shqipërisë është se ne në procesin e screenning ishim mbresëlënës. Ata se prisnin përgatitjen e Shqipërisë. Kanë ndikuar të gjitha. Ky është momenti që të mbyllim këtë, as iluzione, as truk magjistari, por mundësi historike. Dera është hapur dhe ne duhet të bëjmë tonën. Dhe nëse e bëjmë tonën deri në 2027, ne mbyllim negociatat.”, shtoi ai.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

Në qytetin e Korçës janë zbardhur katër raste vjedhjesh të automjeteve, ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur më 31 janar...

Lexo më shumë
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com