GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon numërimi për anëtarët e Kryesisë së PD, kush është më i votuari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të vijë nga votat e diasporës.

Në Tiranë duket se mandatin e vetëm nga lista e hapur do e marrë Jorida Tabaku, e cila aktualisht ka një diferencë prej 1 mijë votash nga Ilir Alimehmeti, edhe pse nuk janë numëruar të gjitha kutitë.

Në Durrës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton ish-prokurori Arian Ndoja me 8125 vota personale, i cili do të marrë mandatin. Ai ndiqet në qarkun bregdetar nga Aulon Kalaja me 7057 vota dhe Andia Ulliri me 5174 vota.

Në Shkodër, kandidati më i votuar nga lista e hapur që do të bëhet deputet është Bardh Spahia, i cili ka arritur të marrë 9414 vota persona, teksa ndiqej nga Ted Kopliku me 6148 vota.

Në Korçë, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Fidel Kreka me 6523 vota personale, i cili pritet të futet në Kuvend, teksa ai ndiqet nga Kristiano Koçibelli me 5213 vota.

Në Lezhë, kandidati më i votuar nga lista e hapur dhe që do të marrë mandatin e deputetit rezulton Gjin Gjoni me 8873 vota personale, teksa pas tij si më i votuari nga demokratët në këtë qark është Kastriot Piroli me 5632 vota.

Në Kukës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Shkëlqim Shehu me 7493 vota persona, i cili nëse nuk ka supriza nga votat e diasporës, pritet të marrë mandatin e deputetit. Kjo për shkak se ai ka një deferencë të ngushtë me Isuf Çelajn, i cili ka marrë 7060 vota personale.

Etiketa: kandidatepd. lista

Lajme të lidhura

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët
Aktualitet

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!
Aktualitet

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26
Para
Edmond Spaho: Po e rrënoni bujqësinë, në janar rritet çmimi i qumështit

Mbeti jashtë Kuvendit, Spaho njofton largimin nga politika

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lexo më shumë
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com