GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Irena me 5 mbiemra me kontratë falso”, Berisha: Ky dokument turpëron edhe shtetin e gomarit

10:45 - 02/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Irena me 5 mbiemra me kontratë falso”, Berisha: Ky dokument turpëron edhe shtetin e gomarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha pas daljes nga SPAK ka publikuar një tjetër dokument kundër gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha ka bërë me dije se bëhet fjalë për një kontratë të panoterizuar dhe false me të cilën sipas liderit të opozitës Irena Gjoka ka kaluar vettingun.

Ai akuzoi emra konkretë si Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsi Manja për bashkëpunim në mbulimin e veprimeve të paligjshme të kryetares së Gjykatës Speciale, të cilën e cilësoi si simbol të kapjes së institucioneve.

Berisha theksoi se ky sistem është thellësisht i korruptuar dhe se një ditë do të përballet me drejtësinë e vërtetë.

“Tani, për të kuptuar shkallën se kush janë institucionet e Edi Ramës për drejtësinë, ja cilët janë pra.Këta janë shërbëtorë që nuk kanë ligj as moral, të cilët natyrisht nuk them për të gjithë, por Dumani me disa tipa të tjerë këtu, të cilët bëjnë pazare me Ramën dhe krimin çdo ditë.

Por çështja e dytë që desha të paraqes me dokumente është Irena me 5 mbiemra, fytyra e vërtetë e sistemit të ri gjyqësor, kryetarja e gjykatës speciale. Kryetarja mbetet kryetare nderi.Ajo ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri, në rajon dhe në Europë.Dhe kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar megjithëse nuk ka asnjë noterizim.

Kjo kontratë e panoterizuar është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim.

Kontratë qiraje e lidhur në Fier sot me datën 13 shkurt 1996 në palët kontraktuese shkruajnë në kontratën e poshtëshënuar.

Kjo kontratë, dëgjojeni tani se kjo turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon, kjo kontratë hartohet në pajtim me nenet 801 dhe 825 të Kodit Civil.

Miq, Kodi Civil i miratuar në vitin 1994 ka pasur gjithsej 280 e ca nene.Ja ku e keni Kodin Civil.Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me 800 apo me 1000 nene.Pra, Irena me 5 mbiemra, shikoni se çfarë mostrash njerëzore janë këta, paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015.

Po a ka gjë më të turpshme se kjo?

Kontrata është pa noter.Por kjo kontratë false është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë.Dhe prisni, ka akoma më shumë.

Megjithëse ata u janë drejtuar tatimeve të Fierit, a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 milionë lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemra, para krimi, që mashtron, tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, as nam as nishan të këtyre parave.

Prisni. Çfarë bëjnë vetorët me 5 mbiemra?Vetorët me 5 mbiemra e pranojnë dhe i thonë Irenës me 5 mbiemra, shko dhe paguaj tatimet që nuk i ke paguar në vitin 1996 për 60 milionë lekë.

Ka shtet më të pafytyrë, ka pafytyrësi më të madhe se kjo?Pra, vetorët pranojnë një dokument falso për të cilin ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin.Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën.Vetorët bëhen bashkëautorë në krimin e Irenës me 5 mbiemra”, tha Berisha.

Etiketa: berishairenakontrate

Lajme të lidhura

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Para
Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com