GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Serbia tronditet para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia tronditet para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i ekipit kombëtar serb, Dragan Stojkoviç, mbajti një konferenvcë të stuhishme për media para ndeshjeve kundër Shqipërisë dhe Andorrës.

Tekniku serb pati një reagim të dhunshëm ndaj pyetjes në lidhje me numrin e madh të refuzimeve që mori nga futbollistët, teksa gazetarët i mëshuan mungesës së mesfushorit Sergej Milinkoviç-Saviç dhe vëllait të tij, Vanja.

Stojkoviç iu kthye ashpër duke thënë se do të japë dorëheqjen nesër në rast se përbën problem fakti se disa futbollistë nuk duan të luajnë për ekipin kombëtar.

“Problemi është i Svilarit, jo i imi. Mos prisni që unë të shkoj në Romë. Mund të ha drekë, të pi një kafe ekspres, të shoh një ndeshje… por të shkoj t’i lutem dikujt, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jo Svilari, por kushdo të jetë. Ke bërë një gabim në llogari, është faji yt. Shkëlqyeshëm, gjithë të mirat, të gjithë kanë të drejtë në lëvizjet e tyre. Tha se donte t’i përkushtohej klubit të tij sepse kishte një shans, donte të përqendrohej në këtë. Ai e shfrytëzoi shansin e tij dhe jam shumë i lumtur për këtë”, tha tekniku serb, pas refuzimit që i bëri kombëtares portieri i Romës, Mile Svilar.

Më tej Stojkoviç vijoi: “Nëse unë jam problemi? Po jap dorëheqjen menjëherë pas kësaj konference, në mënyrë që të jeni të qartë. Ndoshta jo tani, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se kjo është e vërtetë”.

“Këta janë lojtarë që panë se nuk kishte vend dhe pastaj thanë: ‘Po them lamtumirë’. Ekipi ndryshon, i thërras lojtarët sipas meritës. Ata mendojnë se Lazović nga Verona, e cila lufton për mbijetesë çdo vit, është ajo që i duhet Serbisë. Dmitroviç? Një portier i shkëlqyer, dhe unë vendosa për Petrovićin? A jam gabim? Epo, unë nuk e bëra. Dhe cili është problemi, Dmitrović i zemëruar? Epo, jam gjithashtu i zemëruar që nuk e mundëm Slloveninë. Ju përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk më pëlqen ai? Nuk më pëlqen modeli i tij i flokëve? Ai shkatërron veten, shkatërron Crvena Zvezdën, shkatërron ekipin kombëtar ose vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni se ai e meriton të jetë në ekipin kombëtar? Është sikur dikush është çmendur. Po flas hapur… Gjithçka është në bazë të meritës, le të zemërohen me mua sa të duan, kjo është puna e tyre, dhe ata që nuk luajnë do të zemërohen gjithmonë. Për sa kohë që jam këtu, unë do të vendos se kush do të luajë, u takon lojtarëve të tregojnë veten dhe të vërtetojnë veten, të konfirmojnë se kam të drejtë t’i ftoj. Përgjegjësia është e madhe dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë”, u shpreh tekniku i kombëtares serbe.

Etiketa: SerbiShqiperi

Lajme të lidhura

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26
Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin
Sport

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

18:57 - 17/11/26
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë
Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17:30 - 17/11/26
Para
KPA përfundon procesin e rivlerësimit për Arqile Basho pa vendim përfundimtar

KPA përfundon procesin e rivlerësimit për Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Denoncimi i Majkos/ Berisha: Gjinoja nuk është aq naiv sa të ngatërrojë skenat erotike, do të dalin edhe ato
Aktualitet

Denoncimi i Majkos/ Berisha: Gjinoja nuk është aq naiv sa të ngatërrojë skenat erotike, do të dalin edhe ato

13:34 - 18/11/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për denoncimin e Pandeli Majkos, për të cilin tha se nuk është...

Lexo më shumë
“Princesha e Kodrës së Kuajve”, Sala Mila përplaset me Berishën: Ty të thërrasin 30 shpirtrat e të vrarëve

“Princesha e Kodrës së Kuajve”, Sala Mila përplaset me Berishën: Ty të thërrasin 30 shpirtrat e të vrarëve

13:12 - 18/11/26
Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

12:42 - 18/11/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

12:38 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com