GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama i përgjigjet komentuesit: Jam dakord me ty, ne nuk kemi opozitë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama i përgjigjet komentuesit: Jam dakord me ty, ne nuk kemi opozitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga ndjekësit e tij në Facebook i ka komentuar Edi Ramës se ai arriti planin e tij, duke rrëzuar opozitën “Realizove planin o Rama, ka marrë fund opozita. Ia arrite kësaj dite”, shkruan qytetari. Ndërsa Rama nuk ka ngurruar dhe ka konfirmuar fjalën e këtij të fundit. Kryeministri u shpreh se ai prej kohësh ka menduar që vendi ynë nuk ka opozitë, por ditën e djeshme këtë gjë e panë edhe qytetarët. Sipas tij, ata që dhunohen fizikisht nuk mund të quhen opozitë dhe shkojnë drejt rrugës së humbjes.


“Jam dakord me ty, sigurisht që ky vend ka nevojë për opozitë. Ky vend nuk ka opozitë sot, por jo sepse ndodhi ajo dje. Ka kohë ky vend që nuk ka opozitë. Nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh në gjithë këto vite. E kam thënë me kohë e vakt. Një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë dhe është e destinuar të humbasë. Një nuk të sfidon mendërisht për të ardhmen në një mënyrë më të avancuar por që të sfidon me molotov, kanë qenë bashkë kanë ardhur poshtë dhe kanë përdorur të njëjta mjete”, u shpreh Rama.


Ndër të tjera ai tha se Berisha dhe Basha “morën në qafë” demokratë të pafajshëm, duke i mbajtur dje brenda selisë mes frikës dhe dhunës. “Disa i përdorin ende, disa të tjerë i pësojnë në kurrizin e tyre. Ishin të rrethuar dje dhe ishin brenda. I besoj se kanë kaluar orë të vështira. Shpresoj të kenë kuptuar sa orë të vështira kanë kaluar njerëzit në këtë godinë. Jo politikanë, por gra e burra, që i shërbejnë shtetit dhe jo partisë në pushtet. Sa? Sa orë? Si ato orët dje për shkak të atyre që dje ishin brenda. Ky vend nuk ka pasur opozitë dhe nuk ka sot. Nuk është opozitë që të dërdëllisësh regjimi-regjimi, të flasësh për armiq në një vend kaq të vogël”, tha ai.
Protesta e zhvilluar nga Berisha ditën e djeshme ka nisur dhe përfundoi mes dhunës, akt të cilin e kanë dënuar edhe ndërkombëtarët.

Etiketa: opozitePDRama

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Para
Dhunoi selinë e PD-së, policia arreston Stresin

Dhunoi selinë e PD-së, policia arreston Stresin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26

Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtësim të...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com