GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, anëtarja e PE: Ka probleme ligjore dhe mungon transparenca

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, anëtarja e PE: Ka probleme ligjore dhe mungon transparenca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Delegacionit të Komisionit Europarlamentar për Asocimin BE-Shqipëri Cristina Guarda ngriti shqetësimin për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mungesën e transparencës në marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Guarda tha se kjo marrëveshje ngre probleme serioze ligjore dhe krijon paqartësi juridike për qytetarët e vendeve të treta që ndodhen në Itali dhe mund të transferohen në Shqipëri, duke rrezikuar zhvendosjen e padrejtë të përgjegjësive në fushën e emigracionit.

Guarda shprehu nevojën për dialog dhe zgjidhje alternative, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të përfshihet në procese që mund të çojnë në pasoja ligjore për veprimet e Italisë.

“Dëshiroj të flas për disa çështje, si mjedisi dhe vlerësimet e ndikimit mjedisor. Aktualisht kam përgjegjësi për disa çështje të rëndësishme dhe dëshiroj t’u drejtoj disa pyetje përfaqësuesve të Parlamentit Shqiptar, por edhe këtij Parlamenti.

Mirëpres përpjekjet dhe reformat që janë ndërmarrë me qëllim luftimin e korrupsionit dhe avancimin drejt integrimit europian.

Megjithatë, jam e shqetësuar për shkeljet e të drejtave të njeriut, diskriminimin, dhe në mënyrë të veçantë për shkeljet që lidhen me të drejtat e azilit. Mendoj sidomos për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila ngre shqetësime serioze për shkak të problemeve ligjore që ajo përmban përfshirë mungesën e transparencës dhe paqartësinë juridike për qytetarët e vendeve të treta që ndodhen në Itali dhe mund të transferohen në një qendër në Shqipëri.

Kjo marrëveshje lë shumë për të dëshiruar dhe sjell rrezikun e transferimit të përgjegjësive në fushën e emigracionit. Nuk dua që Shqipëria të përfshihet në një proces që potencialisht mund të përfundojë me dënime për veprime që i ka ndërmarrë Italia. Marrëveshja, siç është paraqitur aktualisht, nuk është e qartë dhe, për pasojë, mund të çojë në keqkuptime.

Si mund të gjejmë zgjidhje alternative së bashku? Nuk dëshiroj që të kemi marrëveshje të këtij lloji, të cilat i zhvendosin përgjegjësitë në mënyrë të padrejtë dhe pa një kuadër të qartë ligjor.”, tha Cristina Guarda .

Etiketa: ItaliKryesore1marreveshjeprobleme

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Para
Zbulohen 5999 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim dy roje mjedisi dhe 5 kryetarë fshatrash

Zbulohen 5999 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim dy roje mjedisi dhe 5 kryetarë fshatrash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

Nga bulevardi i protestës mbrëmjen e sotme, në ditën e 62-të të rezistencës qytetare, nuk munguan as thirrjet, parullat dhe...

Lexo më shumë
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com