GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

12:25 - 19/06/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Numri i pensionistëve rritet, qeveria u jep më pak para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pijshëm, mungesa e drejtësisë apo largimi i trurit, po injorojmë dramën që po gërryen themelet e vendit: plakjen e popullsisë.

Sipas të dhënave më të fundit, vendi ka hyrë zyrtarisht në listën e 11 vendeve më të plakura të Europës. Mosha mesatare sot është 44.3 vjeç, ndërkohë që në 2010 ishte 31.9. Ritmi i moshimit është i jashtëzakonshëm: 12.4 vite në vetëm 14 vjet, katër herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në një kontinent që vetë po lufton prej dekadash me plakjen, Shqipëria nuk është se vetëm po plaket… por po zbrazet. Nuk po zbrazët vetiu.

Presidenti francez Charles de Gaulle thoshte dikur: “Demografia bën historinë, dhe jo e kundërta.” E nëse historia është udhërrëfyesi ynë, atëherë ne jemi duke ndjekur një kurs që s’na çon drejt BE-së, por drejt një zbrazëtie me pasoja fatale. Nje shtëpi që nuk merr frymë brehet.

Kush do të paguajë pensionet?

Kush do të mbajë gjallë sistemin shëndetësor?

Kush do të punojë tokën, të hapë biznese, të mbajë gjallë gjuhën, qytetet, lagjet?

Kush do të votojë? Kush do të sigurojë të ardhmen, vijimësinë? Dhe më e rëndësishmja: kush do të na përfaqësoje?

Nëse demokracia funksionon mbi parimin e përfaqësimit, atëherë në mungesë të rinjve, do të kemi një sistem që punon për të moshuarit. Shenjat janë të qarta: në fushatë premtimi kryesor ishte rritja e pensioneve.

Jemi kthyer në një vend ku shumica e brezit të pensionistëve vendos për të ardhmen e brezit të ri.

Në vend të çerdheve, kopshteve e shkollave, do të flasim gjithnjë e më shumë për ndertimin e azileve.

Dhe do të përfundojmë shumë shpejt në gerontokraci (pushteti i pleqve)

Kjo krizë është sociale, ekonomike dhe politike. Por çuditërisht, kriza nuk artikulohet. Asnjë sociolog, asnjë demograf, asnjë profesor i universitetit nuk po e ngre zërin siç duhet. Ministritë heshtin. Akademia e Shkencave hesht. Edhe biznesi, që do të duhej të ishte në alarm për mungesën e fuqisë punëtore, po sillet sikur gjithçka do të zgjidhet me ndonjë tender a PPP për të sjellë emigrantë nga Azia.

Kjo nuk është thjesht mungesë vëmendjeje, është tentativë vetëvrasje kolektive. Rastësi?

Nëse plakja është e pandalshme, braktisja mund të ndalet. Në vend të një politike e propagande të bazuar në projeksione dhe llogari statistikore, për numrin e turistëve që rritet krahasuar me 2013, kemi nevojë për një shkundje shoqërore dhe politike.

Një pakt kombëtar për ripërtëritje demografike, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve; shtetit, shoqërisë civile, universiteteve dhe biznesit i shoqëruar me politika sociale për rikthimin e emigrantëve të rinj dhe për stimulin e lindshmërisë do të ishte një fillim i mirë. Politikat e Hungarisë në këtë drejtim (apo çdo vendi që ka sukses në këtë fushë) duhen qëmtuar e zbatuar pa humbur kohë. Bonusi i bebeve duket se nuk dha rezultatet që priteshin.

Modeli i zhvillimit: gjithë Shqipëria në Tiranë po zbraz qytete e fshatra. Është prishur ekuilibri demografik i vendit. Është e domosdoshme rivendosja e dinjitetit të jetës në vend, në qytete dhe sidomos në fshat. Kjo nënkupton zhvillim të qëndrueshëm dhe jo fasada dhe shifra me milionë turistë që vizitojnë vendin.

Nëse vendi vijon të plaket me këtë ritëm dhe me këtë heshtje, atëherë nuk kemi më së çfarë të ardhme të planifikojme. Viti 2030 rrezikon të na gjejë më bastun “drejt BE”, nëse ajo do të jetë ende në këmbë.

Sot nuk na mungojnë shifrat. Shifrat po ulërasin, por mungon zëri.

Është paradoks që një vendi që shurdhohet nga propaganda, i mungon klithma për jetën.

Ndoshta për herë të parë pas shumë dekadash, armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë nuk është korrupsioni, por ora biologjike.

Tre dekada kryefjala ka qenë “demokracia”, tani është: “demografia”, nesër do të jetë asfiksia?

Etiketa: bombaShqiperi

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
11 Maji/ Vokshi: PS po keqpërdor administratën publike

Vokshi nxjerr dokumentin e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në Mynih! 7 gola dhe një karton i kuq! Në Londër, Arsenali kualifikohet me vuajtje
Breaking Views

Spektakël në Mynih! 7 gola dhe një karton i kuq! Në Londër, Arsenali kualifikohet me vuajtje

23:18 - 15/04/26

Bayerni i Mynihut ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League pas një mbrëmje spektakolare në “Allianz Arena” përballë...

Lexo më shumë
“Ju marr nga Qipro”/ Brenda skemës së mashtrimit të call center-ave, dëshmitari “X”: 520 mijë euro me një telefonatë

“Ju marr nga Qipro”/ Brenda skemës së mashtrimit të call center-ave, dëshmitari “X”: 520 mijë euro me një telefonatë

23:04 - 15/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë

Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë

21:03 - 15/04/26
Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian për 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë

Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian për 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë

20:53 - 15/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com