Presidenti amerikan, Donald Trump është “ende i interesuar” për opsionin diplomatik me Iranin, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti amerikan përmendi “ndryshimin e regjimit” në Teheran të dielën.
“Nëse regjimi iranian refuzon të angazhohet në një zgjidhje diplomatike dhe paqësore, për të cilën presidenti është ende i interesuar, pse populli iranian nuk ia heq pushtetin këtij regjimi tepër të dhunshëm që i ka shtypur ata për dekada?” pyeti Karoline Leavitt, zëdhënësja e qeverisë amerikane në Fox News.










Discussion about this post