GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit

09:47 - 27/06/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima.

Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte arrestuar 33-vjeçaren Donika Curri me akuzën se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës duke u marrë atyre kartat e identitetit, nëpërmjet të cilave ka aplikuar për kredi në shuma nga 300 000 deri në 500 000 lekë.

Policia njoftoi se deri në mesditën e datës 26 qershor ishin identifikuar 16 gra, në emër të të cilave ishte marrë kredi, ndërkohë që janë të paktën 23 gra që janë mashtruar dhe është marrë kredi në emër të tyre pa qenë ato prezente.

Mësohet se institucioni financiar ku janë tërhequr kreditë është IUTE Credit, ndërkohë që përbën pikëpyetje të madhe procedura e ndjekur për aplikimin për kredi, gjë e cila risjell në vëmendje mungesën e kontrollit për kryerjen e procedurave të tilla delikate, aq më tepër në një kontekst të një skandali edhe më të madh, i cili nuk është mbyllur.

Policia është duke bërë verifikime të tjera për të parë nëse janë tërhequr kredi edhe nga institucione të tjera mikrokredie përveç IUTE Credit.

Si u bënë gratë e Zejmenit të Lezhës me kredi te IUTE pa e ditur

Sipas policisë, 33-vjeçarja Donika Curri ka marrë kartat e identitetit të zonjave dhe ka kryer aplikimet për kredi te IUTE Credit.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

Ngjarja është nën hetim dhe policia është duke verifikuar nëse 33-vjeçarja ka shkuar në fililet e IUTE Credit për të bërë aplikimin apo e ka kryer atë përmes aplikacionit, procedurë e cila ka nivele shumë më të ulta verifikimi të kredimarrësit nga kredidhënësi duke sjellë problematika të tilla të mprehta.

IUTE Albania: Ne jemi viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash, pezullojmë kreditë

Skyweb.al kontaktoi me IUTE Credit duke marrë si përgjigje se kompania nuk ka qenë në dijeni të këtyre kredive të marra nga zonjat nëpërmjet mashtrimit dhe se menjëherë ka kryer kallëzim pranë policisë pasi është informuar për rastin.

“Iute Albania është viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer. Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania.

Si u bënë aplikimet 

Mësohet se një pjesë e aplikimeve për kredi janë bërë përmes aplikacionit të IUTE Credit. Kusht për të marrë kredi te IUTE Credit nga aplikacioni është karta e identitetit si edhe fotoja e aplikantit.

Ndërkohë, policia është duke bërë verifikime të tjera pasi siç mësohet, ka dyshime për bashkëpunim nga punonjës të kompanisë si pjesë e skemës së mashtrimit.

Mësohet se një pjesë e madhe e zonjave që janë futur në kurthin e kredive të pamiratuara prej tyre janë nga zonja e Zejmenit të Lezhës. Për ironi të fatit, edhe Pal Trashaj, i cili dogji veten para SPAK për shkak të një kredie të ngjashme që po i merrte shpirtin ishte pikërisht nga Zejmeni.

Mungesa e kontrollit, qytetarët viktima: IUTE shkeli rregulloren e Bankës së Shqipërisë?

Pas skandalit me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë shtrëngoi kushtet e kreditimit duke kufizuar në dy numrin e kredive që mund të marrë një qytetar, ndërkohë që detyroi bankat dhe institucionet financiare që të verifikojnë aftësitë paguese të kredimarrësve duke mos dhënë më kredi “në pak minuta”.

Duket se parashikimet e rregullores “Për administrimin e rrezikut në institucionet financiare jo banka” nuk është zbatuar nga IUTE Credit në rastet në fjalë.

Madje, nëse rezulton se kreditë janë marrë vetëm nga aplikacioni pa bërë një verifikim të kredimarrësit, ashtu siç e kërkon Banka e Shqipërisë, duket se situata nuk ka ndryshuar fare nga ajo e para skandalit me FINAL dhe MCA, por është përkeqësuar

Duket se kemi të bëjmë me një tjetër skandal të madh, të paktën nga të dhënat paraprake të hetimeve të policisë.

/skyweb.al/

Etiketa: Iute CreditKryesore1mashtrim

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com