GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Përcillen për në banesën e fundit Diogo Jota dhe Andre Silva, mijëra njerëz në homazhe për futbollistët

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Përcillen për në banesën e fundit Diogo Jota dhe Andre Silva, mijëra njerëz në homazhe për futbollistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti i Portugalisë dhe Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në mënyrë tragjike më 3 korrik, në një aksident fatal me Lamborghinin e tyre, në rajonin e Zamoras në Spanjë, shumë pranë kufirit me Portugalinë.

Shpërthimi i një prej gomave të makinës gjatë parakalimit në autostradë bëri që mjeti të humbiste kontrollin, të përplasej me barrierat anësore dhe të merrte flakë, me vëllezërit në makinë. Aq fatal dhe tragjik ka qenë aksidenti, sa trupat e Diogo dhe Andre Silvës u identifikuan nga familjarët vetëm nga sendet personale që nuk ishin shkrumbuar dhe nga analizat ADN.

Të premte, duke nisur nga ora 16:00 në Gondomar, një qytezë pranë Portos në Portugali, vendlindja e të ndjerëve, u mbajtën homazhe publike ku mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit dy vëllezërve që kanë prekur jo vetëm botën e sportit. Të pranishëm në kishën e ‘Ngjalljes’ ishin gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit dhe shtetit portugez, përfshi kryeministrin e Portugalisë, Luis Montenegro, i cili u përkul me nderin përpara arkëmorteve të dy vëllezërve që humbën jetën në moshë shumë të re.

Gjithashtu pjesë e homazheve ishin edhe lojtarët e Liverpool, Virgil Van Dijk, Alexis Mac Allister, Andy Robertson, Curtis Jones, Harvey Elliott, Wataru Endo, Federico Chiesa, portieri Caoimhin Kelleher dhe trajnerin Arne Slot, si edhe ish-futbollistët e të kuqve, James Milner dhe Jordan Henderson.

Për ditën e tretë tanimë, homazhe janë duke u mbajtur edhe jashtë stadiumit “Anfield Road” në Liverpool, ku janë me mijëra tifozë që kanë marrë pjesë duke lënë lule, bluza, shaje dhe mesazhe në kujtim të sulmuesit të tyre dhe vëllait të tij.

Ish-kapiteni Jordan Henderson nuk i mbajti dot lotët teksa vendoste një kurorë me një mesazh prekës: “Prehu në paqe, miku im, bashkë me vëllain tënd André. Do na mungosh të gjithëve.”

Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit, tha se e kishte të vështirë të mendonte kthimin në klub pas kësaj humbjeje tronditëse: “Jam pa fjalë. Deri dje, nuk mendoja se do kishte ndonjë gjë që do më trembte të kthehesha në Liverpool.”

Për nder të tij, në koncertin e ribashkimit të grupit Oasis në Cardiff, imazhi i Jotës u shfaq në fund të këngës “Live Forever”, duke marrë duartrokitje të gjata nga stadiumi i mbushur.

Edhe rivali lokal i Liverpoolit, klubi Everton, nuk qëndroi indiferent. Një delegacion, përfshirë sulmuesit me origjinë portugeze Beto dhe Youssef Chermiti, vendosi lule pranë ‘Anfield’.

Ish-këshilltari i qytetit të Liverpoolit, Peter Millea, tha për BBC: “Ishte një nga ata lojtarë që e fiton menjëherë zemrën e tifozëve, jo vetëm për golat, por për mënyrën si sillej brenda dhe jashtë fushës.”

Në stadiumin ‘Molineux’ të Uolves, ish-klubi i tij, tifozët kryen homazhe. Në Uimbledon, tenisti portugez Francisco Cabral veshi një shirit të zi, ndërsa në ndeshjen e Euro 2025 për femra mes Danimarkës dhe Suedisë u mbajt një minutë heshtje, njësoj si në Kupën e Botës për Klube.

Hetimi i ngjarjes

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim të thelluar për të zbuluar shkaqet që çuan në vdekjen tragjike të dy futbollistëve. Sipas raportimeve nga autoritetet spanjolle, vetura pësoi një shpërthim të gomës së pasme gjatë një manovre parakalimi në autostradën A-52.

Mjeti doli nga rruga, theu barrierën mbrojtëse dhe u përmbys, për t’u përfshirë më pas nga flakët. Të dy pasagjerët mbetën të bllokuar brenda kabinës dhe vdiqën në vendngjarje. Vetura, një nga modelet më të shpejta të Lamborghinit, u shkatërrua në atë masë sa ishte e pamundur të identifikohej. Sipas Guardia Civil, identiteti i viktimave u konfirmua përmes dokumenteve, targës së mjetit dhe ADN-së.

Pse shpërtheu goma?

Një nga shkaqet më të zakonshme të shpërthimeve të gomave është presioni i pamjaftueshëm, shpimi nga ndonjë objekt i mprehtë apo dëmtimi i murit anësor. Mbingarkesa e mjetit, në kombinim me këta faktorë, mund të përshpejtojë një dështim të tillë.

Edhe pse gomat e Lamborghinit janë të teknologjisë së lartë dhe të kontrolluara me kujdes, asnjë mjet nuk është imun ndaj rreziqeve fizike të rrugës. Defekte të mundshme prodhimi konsiderohen jashtëzakonisht të rralla për gomën e kësaj klase dhe nuk ka asnjë tregues zyrtar deri më tani që të sugjerojë se ky ishte rasti.

Sipas raportimeve, Jota dhe vëllai i tij ishin duke udhëtuar drejt qytetit portual Santander, për të marrë një traget drejt Mbretërisë së Bashkuar. Mjekët i kishin ndaluar futbollistit Jota të fluturonte, pas një operacioni në mushkëri, dhe për këtë arsye ai kishte zgjedhur udhëtimin me makinë.

gijotina.com/

Etiketa: Diogo JotaLiverpool

Lajme të lidhura

Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?
Sport

Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?

16:02 - 13/10/26
Sylvinho drejt stolit të Bullgarisë, ofertë tunduese për ish-teknikun e Kombëtares shqiptare
Sport

Sylvinho drejt stolit të Bullgarisë, ofertë tunduese për ish-teknikun e Kombëtares shqiptare

12:20 - 13/10/26
Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin
Sport

Gjithçka për gjithçka në Uells, Shqipëria e vajzave kërkon përmbysjen historike në “play off” të Botërorit

10:51 - 13/10/26
Para
Shoferi përplas këmbësorin te vijat e bardha në Lungomaren e Vlorës

Shoferi përplas këmbësorin te vijat e bardha në Lungomaren e Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke...

Lexo më shumë
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com