GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ‘ndarjen ligjore të pushteteve’

Kritikat e shoqëruara me një valë dorëheqjesh pas një takimi me dyer të mbyllura të kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës ngrenë shqetësime për cënimin e autonomisë vendore dhe parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ‘ndarjen ligjore të pushteteve’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike.

Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi se takime të ngjashme do të pasonin në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër për të diskutuar problematikat me shërbimet që u takojnë bashkive, si zënia e hapësirave publike nga lokalet apo parkimet.

“…është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë,” tha më pas Rama në një lidhje live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në punët e pushtetit lokal vjen pas një fitoreje të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që kontrollon 54 nga 61 bashkitë e vendit.

Për ekspertët e pushtetit vendor, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Ramës në çështjet e pushtetit vendor përbën një cënim të rëndë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Neni 13 i Kushtetutës përcakton se “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore” dhe këto parime shtjellohen e mbrohen dhe në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare i tha BIRN se sjellja e Ramës i shkel kryekëput këto dispozita ligjore dhe i kthen bashkitë në ‘zyra partish’.

“Ndërhyrja e Kryeministrit Rama në shkarkimet në Bashkinë Vlorë përbën një cënim të qartë të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve,” tha Haxhimali.

Sipas tij, edhe pse shqetësimet lidhur me performancën qëndrojnë, mënyra e ndërveprimit për çështje administrative është e gabuar. “Bashkitë nuk janë zyra partish, as të partisë në pushtet, as të atyre në opozitë,” theksoi ai.

Haxhimali sqaron se bazuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore, emërimet dhe shkarkimet në administratën e bashkisë janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të bashkisë dhe se kjo ndërhyrje rrezikon sipas tij ta kthejë pushtetin vendor në një zgjatim politik të qeverisë qendrore.

Edhe Dhurata Çupi, ish- deputete e Partisë Demokratike që bashkëdrejtoi një komision parlamentar të posaçëm për reformën vendore, e sheh me shqetësim ndërhyrjen e kryeministrit në punët e bashkive.

“Shkarkimi i drejtorëve të bashkive apo emërimi i zëvendëskryetarëve të bashkive me urdhër të Kryeministrit, rasti i bashkive Vlorë dhe Tiranë, është një shkelje flagrante e parimeve të decentralizimit dhe autonomisë vendore, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji shqiptar,” tha Çupi për BIRN.

Ajo e akuzon Ramën se në mënyrë të qëllimshme po kërkon të vendosë kontroll total mbi institucionet vendore, kontroll, që sipas saj, “i kthen bashkitë në varësi të Kryeministrit, në vend që të jenë në funksionin për të cilin janë votuar, atë të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Rama nuk po lufton as korrupsionin, as paaftësinë, por po zhbën totalisht ndarjet e pushteteve dhe sjellja e tij tregon interesin për kontroll edhe mbi vendimarrjet e bashkive,” shtoi ajo.

Sipas Çupit, ndërhyrjet politike nga qeveria qendrore në strukturat drejtuese të bashkive janë të ndaluar në mënyrë të qartë në nenet kushtetuese dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

/reporter.al/

Etiketa: Edi Ramaermal dredhaKryesore1ndarja e pushteteveRamaVlore

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Zveçla: Djali i Vuçiç hyri në Kosovë si qytetar i rëndomtë, ja pse u ndalua

Kosovë/ Kërcënimi me bombë në Kuvend, ministri Sveçla nxjerr emrin e të dyshuarit: Telefonata erdhi nga një serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com