GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Para zgjedhjeve Rama i mburrte këto biznese për investimet, pas 11 Majit ua prishi

10:32 - 08/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti: Me 30 mln eurot e grabitura nga Veliaj do ndërtoheshin 1200 banesa sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë ka reaguar mbi aksionin e nisur së fundmi për lirimin e trotuareve ao hapësirave publike të zaptuara nga bizneset, kryesisht lokalet.

Teliti ngriti shqetësimin se ligjshmëria në territor zbatohet në mënyrë të përzgjedhur dhe të vonuar, zakonisht vetëm pas zgjedhjeve, ndërkohë që gjatë fushatave të njëjtat objekte ishin në funksion të aktiviteteve politike të mazhorancës.

Ai vë në pah edhe rolin gjithnjë e më të centralizuar të kryeministrit në vendimmarrjen vendore, duke e cilësuar si një “kryebashkiak kombëtar”.

“Nëse janë me leje do të thotë që janë brenda kushteve teknike. Nëse janë brenda kushteve teknike do të thotë që një inxhinier apo një specialist të bashkisë përkatëse e ka autorizuar praktikisht lidhjen e asaj strukture. Në momentin që është me leje, çdo lloj ndërhyrje është antiligjore dhe është totalisht në shkelje të ligjit. Ama ka dhe një pjesë tjetër që janë ndërhyrjet në sensin abuziv, ose ndërhyrjet që kanë marrë leje për 10-15 metra katrorë por e kanë bërë 25 metra katrorë. E kanë zgjeruar më tepër seç duhet.

Nga njëra anë, po ta marrësh qeveria ka të drejtë, është bashkia në këtë rast. Nëse bashkitë janë bërë tashmë departamente pranë kryeministrisë dhe kryebashkiaku i gjthë Shqipërisë, dihet se kush është, pra është vetë kryeministri Edi Rama dhe gjithashtu po luan rolin e kryebashkiakut të Tiranës dhe Vlorës. Nesër do të luajë të Korçës, nesër të Fierit e kështu me radhë.

Normalisht duhet bërë ndërhyrja për të zbatuar ligjin. Problematika është sesi arritëm në këtë pikë ne. Nuk është një fenomen që na ndodh për herë të parë, është një fenomen dhe një ngjarje që çdo pas zgjedhje gjithmonë kujtohet qeveria për ligjshmërinë e territorit edhe thotë: E kam territorin nën kontroll apo jo?

Edhe ndodh që deri në atë datë, deri në datën e zgjedhjeve, e ka lënë atë në gjendje të lirë të bëjë çtë dojë. Po të hapi rrjetet sociale të kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhje, shikoni që janë këto lokale që sot po prishen që bëheshin takimet prej tyre. Ishin po në këto lokale që lavdëronin biznesin, ku thoshin bravo bizneset kanë bërë investime”, u shpreh ai.

Etiketa: BizneseprishZgjedhje

Lajme të lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Para
Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e 10 klientëve pa dijeninë e tyre!

Humori bajat i Raiffeisen

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com