GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ngrihet alarmi nga BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

15:40 - 20/07/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngrihet alarmi nga BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Platformat e njohura kineze Temu dhe Shein po shesin disa produkte të rrezikshme me nivel të lartë toksiciteti, ngre alarmin Bashkimi Europian.

Komisioneri i drejtësisë në BE ka shprehur shqetësim të thellë mbi rreziqet e sigurisë për produktet më të shitura online që nuk respektojnë standardet europiane.

Në një kohë kur 12 milionë pako me vlerë të ulët porositen në internet dhe hyjnë cdo ditë në vendet anëtare të BE nga shitës jashtë bllokut, autoritetet europiane po kërkojnë goditje ligjore ndaj atyre që shkelin hapur rregullat e sigurisë dhe tregtisë. Michael MCGrath i tha The Guardian se po hartohen masa të ashpra kundër shitjes së produkteve që nuk përputhen me standardet europiane.

“Jam i tronditur nga niveli i toksicitetit dhe nga numri i lartë i artikujve të rrezikshëm që po zbulojmë, dhe mendoj se kemi detyrimin të mbrojmë konsumatorët europian,”u shpreh ai.

Sipas tij, platformat digjitale si Shein dhe Temu duhet të mbajnë përgjegjësi direkte për sigurinë e produkteve që tregtohen përmes tyre, edhe kur ato vijnë nga shitës të palëve të treta.

Më tej u zbulua se BE ka nisur një investigim nën moton e “blerësve të maskuar” për të gjetur provat e shkeljeve nga shitësit kinezë që shmangin rregullat europiane. Problematika kryesore evidentohet vecanërisht në rrobat, lodrat dhe sendet shtëpiake që përmbajnë substance të rrezikshme dhe toksike.

Ndër rastet më shqetësuese përmenden shitjet e biberonave për foshnja që shkëputen lehtësisht duke krijuar rrezik mbytje, apo edhe produktet kozmetike.

Shqetësuese për BE-në është edhe konkurrenca e pandershme ndaj prodhuesve dhe shitësve europian për shkak të shmangies së tvsh dhe taksave doganore nga platformat kineze. Gjithashtu vërehet mungesa e përputhshmërisë me rregullat e etiketimit të produkteve të BE-së.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe me një problematikë të rëndë të konkurrencës së ndershme për bizneset evropiane, të cilat përballojnë kosto të larta për të përmbushur rregullat, ndërsa shitësit nga jashtë nuk i zbatojnë fare ato’, deklaroi komisioneri.

Shein dhe Temu janë bërë veçanërisht të njohura në tregun europian, veçanërisht te të rinjtë, për shkak të çmimeve shumë të ulëta dhe shpërndarjes direkte nga Kina, por popullariteti i tyre nuk po i shpëton më syrit të rregullatorëve europianë, të cilët premtojnë kontroll më rigoroz të pakove nën vlerën 150 euro në dogana dhe gjobitje ndaj platformave që nuk respektojnë rregullat.

 

Etiketa: alarmBEtemu

Lajme të lidhura

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë
Aktualitet

Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

16:58 - 04/12/25
Para
Mesfushori i Kombëtares në formacionin e javës të Europa League

Laçi drejt Turqisë, mesfushori i kombëtares shqiptare gati për zyrtarizim në Ligën turke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com