GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha publikon të dhënat nga ‘laptopi i Lubisë’: Ja ku punojnë terroristët elektorale të Ballukut

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha publikon të dhënat nga ‘laptopi i Lubisë’: Ja ku punojnë terroristët elektorale të Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për mediat ka denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit 2025, të cilin e cilësoi si një tjetër hap drejt konsolidimit të një ‘narkoregjimi’ në Shqipëri. ‘Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë që sanksionoi më tej kapjen kriminale të shtetit nga kartelat e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar,’ deklaroi Berisha.

Duke akuzuar qeverinë për një përfshirje masive në manipulimin e votës, lideri i opozitës theksoi se administrata publike u përdor si instrument presioni ndaj qytetarëve. Sipas tij, të dhënat e zbuluara nga e ashtuquajtura pajisje ‘laptopi i Lubisë’, përmbajnë prova tronditëse për përfshirjen direkte të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministren Belinda Balluku. ‘Kam në dorë të dhëna tronditëse që dëshmojnë se Balluku ka përdorur administratën si polici elektorale, duke emëruar dhe kërcënuar në funksion të votës,’ nënvizoi kryedemokrati Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Berisha denoncoi veçanërisht strukturat e ‘policisë politike’ në qytetin e Fierit, të cilat, sipas tij, kanë ushtruar presion sistematik mbi qytetarët përmes premtimeve për punësim në institucione publike. ‘Nga sanitaret e shkollave, tek punonjësit e çerdheve, qindra qytetarë janë detyruar të japin votën në këmbim të një vendi pune. Ky është kriminalizim elektoral në përmasa të padëgjuara,’ shtoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se të dhënat e publikuara së shpejti do përfshijnë mijëra dokumente dhe korrespondenca të brendshme që vërtetojnë manipulimin sistematik të procesit zgjedhor dhe përfshirjen e grupeve të organizuara në këtë proces. Në deklaratën e tij, Berisha kritikoi ashpër mediat shqiptare për heshtjen dhe mungesën e raportimit për këto ngjarje, ndërsa vlerësoi median ndërkombëtare për qëndrimin e saj.  ‘Mediat shqiptare kanë heshtur turpshëm, ndërsa media ndërkombëtare ka ekspozuar lidhjet e qeverisë me kartelat e drogës dhe ndikimin e tyre në zgjedhje,’ theksoi ai.

Lideri i PD-së paralajmëroi se partia do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shkeljet në procesin zgjedhor, veçanërisht lidhur me votën e diasporës, ndërsa nuk përjashtoi ndjekjen e çështjes në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. ‘Kushtetuesja është e kapur, por nuk do ndalemi. Do ndjekim çdo instancë për të mbrojtur të drejtën e votës dhe integritetin e zgjedhjeve shqiptare,’ u shpreh ai.

Në fund të konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi Ramën për përpjekje për të ndikuar edhe mbi raportet ndërkombëtare të vëzhguesve zgjedhorë. ‘Rama po ushtron presion për të manipuluar raportin e Këshillit të Europës, por rekomandimet e tyre janë të qarta: zgjedhjet ishin të manipuluara dhe të papranueshme,’ përfundoi konferencën e tij, lideri i demokratëve, Sali Berisha.

DOKUMENTI

Etiketa: berishaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Para
Abuzojnë me një 13-vjeçare, policia vë në pranga dy persona, në kërkim i treti

Abuzojnë me një 13-vjeçare, policia vë në pranga dy persona, në kërkim i treti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë
moti

Parashikimi i motit për sot, 27 Gusht 2026

07:32 - 27/08/26

Shqipëria do të vijojë të ndikohet  nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të publikuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti...

Lexo më shumë
Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com