GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

80 vite nga sulmi bërthamor në Hiroshima, kryebashkiaku: Bashkësia ndërkombëtare të nxjerrë mësime nga tragjeditë e historisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
80 vite nga sulmi bërthamor në Hiroshima, kryebashkiaku: Bashkësia ndërkombëtare të nxjerrë mësime nga tragjeditë e historisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një minutë heshtje është mbajtur këtë të mërkurë (6 gusht) sot në Hiroshima, saktësisht në kohën kur një bombë atomike u hodh në qytetin japonez 80 vjet më parë, gjatë një ceremonie vjetore ku morën pjesë më shumë se njëqind vende.

Më 6 gusht 1945, në orën 08:15, forcat e armatosura amerikane hodhën një bombë atomike në Hiroshima, duke vrarë afërsisht 140,000 njerëz.

Tre ditë më vonë, një bombë e dytë atomike u hodh nga një aeroplan amerikan në Nagasaki, në Japoninë jugore, duke vrarë 74,000 njerëz të tjerë.

Këto bombardime, të cilat përshpejtuan fundin e Luftës së Dytë Botërore, janë të vetmet raste në histori ku armët bërthamore u përdorën në kohë lufte.

Ndërsa shumë nga pjesëmarrësit vendosën kurora në një varr në kujtim të viktimave,  Hiroshima i bëri thirrje edhe një herë botës të braktiste armët bërthamore.

“SHBA-të dhe Rusia mbajnë 90% të kokave bërthamore në botë dhe, në sfondin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, po vërejmë një trend të forcimit të ushtrive. Disa udhëheqës pranojnë idenë se ‘armët bërthamore janë të nevojshme për mbrojtjen e tyre kombëtare’, në një shpërfillje flagrante të mësimeve që bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte nxjerrë nga tragjeditë e historisë. Ato kërcënojnë të minojnë kornizat për konsolidimin e paqes“, theksoi kryebashkiaku Kazumi Matsui.

Ky i fundit ftoi një muaj më parë Donald Trump për një vizitë në Hiroshima, pas krahasimit që presidenti amerikan bëri mes sulmeve ajrore mbi Iranin me hedhjen e bombave atomike mbi Japoninë në vitin 1945.

“Vendi ynë, i vetmi komb që ka vuajtur nga bombardimet atomike në kohë lufte, ka një mision për të udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për një botë pa armë bërthamore”, tha kryeministri japonez Shigeru Ishiba në Hiroshima.

Sipas bashkisë së Hiroshimës, në eventin e sotëm morën pjesë përfaqësues nga 120 vende dhe rajone, si dhe Bashkimi Evropian. Franca u përfaqësua nga zëvendëskomandanti i ambasadës së saj.

Etiketa: Hiroshima

Lajme të lidhura

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës
Botë

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

08:57 - 17/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Para
Dhunohet Genard Hajdini dhe babai i tij: Na rrahu njëri na bëri peshk

Dhunohet Genard Hajdini dhe babai i tij: Na rrahu njëri na bëri peshk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira
Aktualitet

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

12:04 - 17/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Milano me Maurizio Lupin,...

Lexo më shumë
I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

12:00 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26
Rritja e pagave të gjyqtarëve, Bardhi “sulmon” projektligjin: Është shkelur vendimi i Këshillit të Legjislacionit

Bardhi: Kutitë me para në vilat e Ballukut, si në bodrumet e karteleve të drogës, do votojmë kundër projektbuxhetit 2027

11:42 - 17/11/26
Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg

Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg

11:02 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com