GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Kutitë me para në vilat e Ballukut, si në bodrumet e karteleve të drogës, do votojmë kundër projektbuxhetit 2027

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Rritja e pagave të gjyqtarëve, Bardhi “sulmon” projektligjin: Është shkelur vendimi i Këshillit të Legjislacionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes buxhetit të vitit të ardhshëm po vijon të mbështesë atë që ai e cilëson si “ekonomia e betonit”, duke e lidhur atë me pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Gjatë deklaratës së tij, Bardhi u shpreh se ndërtimi është kthyer në një burim të sigurt për pastrimin e parave dhe përfitimet e paligjshme.

Bardhi po ashtu përmendi Belinda Ballukun, në vilën e të cilës u gjet një kuti me euro, duke e krahasuar me mënyrën e ruajtjes së parave në kartelet e drogës.

“Prioriteti i Edi Ramës vazhdon të jetë ekonomia e betonit, sepse aty mund të pastrohen më lehtë dhe më shpejtë paratë e krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës. Ekonomia e betonit është burim i sigurt për korrupsion. Prandaj në vilat e Belinda Ballukut gjenden kutitë e kuqe të mbushura me euro, si në bodrumet e karteleve me të rrezikshme të drogës. Kjo është narko ekonomia kundër së cilës janë ngritur studentët. Belinda do të vazhdojë të mbushin kutitë e kuqe me tufa eurosh nga tenderat e vjedhura. Ergys Agasi do dyfishojë vlerën e tenderave për të vjedhur nga taksat e shqiptarëve”, tha Bardhi,

Po ashtu ai paralajmeroi voten kunder te PD per projektbuxhetin: “Vota e grupit parlamentar të PD gjatë seancës së nesërme do të jetë kundër në parim për pr.buxhetin e propozuar nga Edi Rama.”

Deklarata e plote e Bardhit

Një javë më parë Komisioni Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian diskutoi situatën politike në Shqipëri duke pasur parasysh mbi 160 ditë protesta qytetare dhe studentore. Kriza e thellë politike që ka prekur vendin dhe që u dëshmua me anullimin e seancës plenare një muaj më parë, por dhe në vijimësi me pamundësimin e një jete parlamentare normale me hapësirë debati ku kontrolli ushtrohet pikërisht dhe për të rikthyer besimin që tashmë ky parlament nuk e ka më.

Sheshi proteston dhe kundër sistemit që ky parlament ka në bazë. Një sistem ku parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi që kanë gërryer me themel demokracinë institucionale dhe kanë zhbërë emrin e parlamentit dhe brendësinë e tij. Një sistem ku funksionet e kontrollit dhe balancës nuk funksionojnë dhe ku llogaridhënia është kthyer në mungesë transparencë dhe në një bunkerizim. Ku opozitës në vazhdimësi i është hequr e drejta politike dhe institucionale për të ushtruar të drejtat që ia ofron kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit.

Kështu, pasi për vite me radhë kuvendi është kthyer në një bunker ku nuk lejohen as komisionet hetimore, ku interpelanca me kryeministrin është pamundësuar literalisht dhe ligjërisht apo dhe ku prania e kryeministrit në sallë është kthyer në një shkollë nate dhe fakultative e tij. Sot, edhe komisioneve parlamentare u është refuzuar e drejta dhe mundësia për të thërritur në dëgjesë publike ministrat apo dhe funksionarë të tjerë të qeverisë.

Prej mbi 1 muaji së bashku me kolegë të opozitës kemi depozituar në protokollin e kuvendit një kërkesë për të thërritur në dëgjesë publike Ministrin e Brendshëm z. Ervin Demo. Kërkesa jonë është përballur me heshtjen edhe refuzimin e z Demo që duhet t’i përgjigjet Kushtetutës dhe dëgjesës me deputetët.

Më pas një kërkesë tjetër i është dërguar Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj, i cili gjithashtu ka refuzuar në mënyrë të pashpjegueshme dhe antikushtetuese kërkesën tonë për një dëgjesë publike në lidhje me sjelljen e policisë gjatë protestave të studentëve. Dhuna e ushtruar nga policia, goditjet me plumbat e gomës në nivelin e syrit por edhe përdorimi i gazit në mënyrë disproporcionale por mbi të gjitha edhe sjellja e policisë në shoqërime me 250 minorenë dhe mbi 1000 persona ngrenë pikëpyetje që heshtja dhe refuzimi policisë dhe ministrit Demo ngrenë pikëpyetje të mëdha.

 

Kësaj i duhen shtuar dhe sjellja e policisë së shtetit me gazetarët dhe fotoreporterët. Janë njoftuar mbi 60 incidente mes policisë së shtetit dhe gazetarëve për të cilat ne duhet të kemi një përgjigje të qartë nga ministri por edhe drejtori i policisë. Mirëpo ata kanë zgjedhur të heshtin !

E gjithë kjo heshtje është një dëshmi e fajësisë dhe mungesës së përgjegjësisë në lidhje me aktet e dhunës që shqiptarët kanë parë ditën për diell apo kanë provuar në lëkurën e tyre gjatë protestave të mbajtura në vend. Goditjet e policisë ndaj qytetarëve ku ata kanë qenë tërësisht jo agresivë janë dëshmi e asaj papërgjegjshmërie dhe politizimi ekstrem që policia e shtetit ka pasur. Jo vetëm kaq por ngrenë alibi të besueshme pasi shumë prej policiëve nuk kanë pasur mjete të qarta identifikimi sikundër kërkohet nga ligji.

Një dëshmi e qartë se si kjo shumicë mbron me vetëdije të qartë autokracinë dhe qeverisjen socialiste që është ngritur dhe mbahet mbi dhunën e një sistemi që ka mbyllur çdo valvul shkarkimi dhe pergjegjshmërisë i përgjigjet me arrogancë.

Jo vetëm kaq por qeveria socialiste ka nisur të përdorë si kamzhik ndaj qytetarëve jo vetëm policinë e shtetit por edhe institucionet e pavarura në letër siç është AMA. Fatkeqësisht politizimi i AMA’s ndërsa në progres raportin e Këshillit të Europës drejtuesja e AMA etiketohet si një person thellësisht politik, që kohët e fundit as e ka fshehur anësinë politike duke gjobitur çdo media që brenda saj ka zëra opozitarë. Duke vijuar kështu lojën e retorikën e gjuhës së Edi Ramës që sa herë flet për protestën ka goditur drejtë për drejtë edhe News 24 edhe Syri TV.

Për t’iu përgjigjur kësaj sjellje, sërishmi me kolegët e komisionit të Drejtave Njeriut dhe Medias kam kërkuar një dëgjesë publike me drejtuesen e AMA. Mirëpo, fatkeqësisht kjo dëgjesë jo vetëm që nuk u dërgua por si rrallë herë anëtarët e mazhorancës në Komision refuzuan dhe ta përcjellin duke kthyer përgjigje në vend të kryetares së AMA. Duke u bërë mburoja dhe avokatia politike dhe publike e një kryetare që ka shkelur me dy këmbë kushtetutën dhe ligjin.

Të tre këto sjellje janë një dëshmi e qartë se si kuvendi është kthyer në një noter i ligjeve me porosi (si ligji i investimeve strategjike), bunkeri kundër drejtësisë siç është në rastin e imunitetit apo zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe arrogancës së një sistemi të pandershëm që i ka dhënë pushtet ashtu që ti mohojnë shqiptarëve llogaridhënien dhe të mbrojnë autokracinë.

 

Të gjitha sa më sipër ishin pjesë e raportimeve në Parlamentin Europian. Që si rrallë herë gjeti dakordësinë e plotë edhe nga ana e eurodeputetëve të majtë dhe të partive që nuk janë simotra me PD-në, por që ndajnë njësoj si PD, një shqetësim mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Prandaj sot, më shumë se sa dje, është e domosdoshme që parlamenti të rikthehet në rolin kushtetues të cilit i është larguar prej më së paku 1 dekade.

Sjellja e shumicës socialiste që atakon, kërcënon apo mbyll çdo hapësirë të opozitës nuk i shërben demokracisë por vetëm asaj që sot po quhet gjithmnjë e më shumë tiranisë së shumicës së kartonave. Pra, një autokracie të ngritur prej sistemit.

Një demokraci nuk mund të jetë institucionale nëse nuk ka transparencë dhe kontroll dhe Shqipërisë i mungon thellësisht kjo.

Një demokraci e vërtetë nuk ka një shumicë që kërcënon përmes tiranisë së shumicës.

Kjo është ajo që na ndan thellësisht ne si opozitë me shumicën socialiste. Këta të fundit janë mësuar të shantazhojnë dhe kërcënojnë për të sunduar përmes një sistemi të pandershëm. Ndërsa në kërkojmë realisht nje demokraci funksioanle dhe një Europë për të gjithë shqiptarët.

Prandaj koha është për të ndryshuar! Pasi realisht Shqipëria meriton më shumë se sa një qeverisje të pakicës, një parlament bunker të interesave të tyre dhe një sistemi ku shumica kontribuon por benefitet i merr një grusht i vogël shqiptarësh.

Etiketa: BallukuBardhieuroKryesore1

Lajme të lidhura

“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët
Aktualitet

“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët

10:43 - 17/11/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Dyshohet se përvetësoi me mashtrim fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

10:33 - 17/11/26
Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit
Aktualitet

Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal

10:19 - 17/11/26
Para
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga
Kosovë & Rajon

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26

Një tjetër vendim rëndon mbi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata...

Lexo më shumë
Rritja e pagave të gjyqtarëve, Bardhi “sulmon” projektligjin: Është shkelur vendimi i Këshillit të Legjislacionit

Bardhi: Kutitë me para në vilat e Ballukut, si në bodrumet e karteleve të drogës, do votojmë kundër projektbuxhetit 2027

11:42 - 17/11/26
Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg

Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg

11:02 - 17/11/26
“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët

“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët

10:43 - 17/11/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Dyshohet se përvetësoi me mashtrim fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

10:33 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com