GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zyraja e Tropojës i mbush arkën me lekë kushëririt të Rexhe Byberit, ja prapaskena e tenderit fiktiv

08:42 - 11/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Zyraja e Tropojës i mbush arkën me lekë kushëririt të Rexhe Byberit, ja prapaskena e tenderit fiktiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra Islamaj është kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë, pasi kryetari Rexhe Byberi ka punë me drejtësinë, sepse SPAK e çoi dosjen e tij në gjykatë. Duke parë se si shpërndahen paratë e tenderave, mund të themi se kryetarja po i çon në vend të gjitha amanetet e Rexhes. Megjithëse Rexhe Byberi nuk mund të shkojë në zyrë, kushërinjtë dhe familjarët e tij po vazhdojnë të marrin pjesën e luanit nga fondet e bashkisë.

Dhe kur ka porosi, Zyra Islamaj nuk pyet për ligjin. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania, tenderin që Zyraja i ka dhënë Bashkim Byberit, kushëririt të Rexhes.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Ndërtim Rruga Auto Kika-GJ.Dragobis -Qafë Pajë”, që është shënuar me “Flamur të kuq”, shenja e riskut të korrupsionit. Në lojë është fondi limit 82 911 061,00 lekë pa TVSH.

Tenderi u njoftua më 30 qershor 2025 dhe është mbajtur me shpejtësi më 15 korrik 2025. Por pavarësisht pjesëmarrjes së 11 operatorëve ekonomikë, tenderi rezulton të jetë fiktiv dhe fitues i paracaktuar.

Më 4 gusht 2025, komisioni i vlerësimit të ofertave shpalli fitues bashkimin e operatorëve “Vllaznimi” shpk  (50%) “GRIALD” shpk (40%) INA shpk (10%). Sqarojmë se ‘Vllaznimi” shpk është kompani e Bashkim Byberit, kushëririt të ish-kryetarit të bashkisë Tropoje Rexhe Byberi.

Bashkimi i mësipërm dha ofertën 63 823 998,00 lekë pa TVSH, ndërkohë që propozimet e tjera ishin shumë më të ulëta.

Kështu, “Rroku GUEST” ka dhënë ofertën me vlerë 51,608.130.00. Operatori ekonomik “NIKA” shpk ka bërë ofertën me vlerë 52,237,931 lekë pa TVSH.

Ndërsa “FLORIDA” shpk ka bërë ofertën 53,008,379.00 lekë pa TVSH. Në këtë renditje, bashkimi i operatorëve “DESARET COMPANY” shpk dhe “R|S|M CONSTRUCTION”  ka vlerën 60,562,584 lekë pa TVSH,

Propozimin me vlerën më të ulët e ka bërë kompania “CARA” shpk me vlerën 49,492,162.00 lekë pa TVSh.

Roli i disa kompanive të në këtë tender ka qenë vetëm të marrin pjesë formalisht apo fiktivisht. Konkretisht, firma “HTSH” me NIPTI L98906601A është pronë e Petrit Imerajt, koordinator i Antikorrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky është klient i vjetër ish-kryetarit Byberaj nga i cili ka marrë shumë prokurime. Në këtë tender Imeraj bën vetëm tym. Kompani e tij “HTSH” nuk ka paraqitur asnjë dokument në lidhje me tenderin dhe nuk plotëson asnjë prej kritereve te vendosura nga njësia e prokurimit. Pra bën ofertë me vlerë zero lekë. E njëjta kompani merr pjesë edhe si pjesë e bashkimit “SMOVATAKSI” shpk & “HTSH” shpk.
Për t’i dhënë një dorë Bashkimit ka marrë pjesë në tender edhe kompania “Trajler” Shpk, ku pronare është Anila Byberi, familjarja tjetër e Rexhe Byberit. Ajo ka bërë ofertë pak më të lartë, se ajo fituese.

Dhe për t’i vënë vulën, komisioni i ka rënë shkurt duke skualifikuar 10 nga 11 kompanitë pjesëmarrëse, duke eliminuar tërësisht konkurrencën.

Paratë e bashkisë u ndahen të afërmve të kryetarit

“Vllaznimi” shpk është në pronësi të kushëririt të Rexhe Byberit konkretisht Bashkim Byberit. Ndaj kësaj shoqërie, bashkëshortja e ish-kryetarit, znj. Byberi deklaron detyrimin 9 milion lekë për 3 vite me pagesë me këste 25 mijë lekë në muaj. Këtë detyrim e ka deklaruar të shlyer në 2014.

Byberi gjatë detyrës si Kryetar i komunës Margegaj ka paguar kushëririn me ‘Vllaznimi’ shpk në vlerën 83 milion lekë me tendera.

Pra, kryetari Byberi jo vetëm i jep tendera kushëririt por haptazi paguan detyrimin e bashkëshortes me paratë publike të tenderave.

Edhe në cilësinë e kryetarit të bashkisë Rexhe Byberi kalonte paratë e tenderave tek Bashkim Byberi jo pak, por rreth 598 milionë lekë për rikonstruksione, mirëmbajtje, ndërtime, skema ujitëse etj.

‘Trajler shpk’ në pronësi të Anila Byberit është përfituese e afro 792 milionë lekë tendera nga Bashkia Tropojë.

Ndërkaq, Rexhe Byberi mbyll gojën e antikorrupsionit të përfaqësuar nga Petrit Imeraj, Koordinator Anti Korrupsion në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Petrit Imeraj është pronari i shoqërisë ‘HTSH shpk’. Kompania e tij ka marrë 87 milionë lekë kontrata publike, nga të cilat 83 milionë i ka marrë nga Rexhe Byberi.

Kryetarja i bën urën motrës

Edhe kryetarja e komanduar nuk mbetet pas. SPAK ka nisur hetimet ndaj zonjës Islamaj, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, të Tropojës. Zonja Islamaj, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën.

Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës.

Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave. Gega pranon në telefonatë që ura do të ishte dhuratë për motrën e kryetares dhe nuk ishte fare në procedurat e tenderit,

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkim Byberirexhe byberiZyra Islamaj

Lajme të lidhura

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Para
Izraeli nuk ndalet, tanket po përparojnë në Gaza

Izraeli nuk ndalet, tanket po përparojnë në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur....

Lexo më shumë
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com