GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situatë dramatike në Gramsh nga zjarret! Evakuohen fshatra, ekipet e emergjencës bllokohen nga flakët

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë dramatike në Gramsh nga zjarret! Evakuohen fshatra, ekipet e emergjencës bllokohen nga flakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e zjarreve në zonën e Gramshit ka arritur kulmin e alarmit, duke detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të lëshojë një thirrje urgjente për evakuim të menjëhershëm të banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Flakët, të përhapura nga dy fronte të rrezikshme, kanë bllokuar edhe ekipet e emergjencës që kishin shkuar për të ndihmuar në evakuim.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe për të frenuar zjarrin nga ajri. Në zonë janë nisur edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, për të ndjekur situatën nga afër.

Drama në Gramsh thellohet edhe më tej, pasi raportohet se flakët kanë përfshirë edhe teqenë e Shëmbërdhenjit, ku dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore për të luftuar me flakët që po kërcënojnë jetët e banorëve dhe pronat.

Kjo situatë në Gramsh është pjesë e një tablloje kombëtare, pasi Shqipëria po lufton me 19 vatra zjarri aktive nga 50 të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndër zonat më problematike mbeten:

  • Vlora, ku zjarri pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër po luftohet me avionë grekë dhe helikopterë çekë e sllovakë.
  • Berati, ku flakët kanë arritur pranë Azilit të të Moshuarve dhe banorët janë evakuuar.
  • Tirana, ku zjarri në zonat e Ferrajt dhe Zall-Herrit po rrezikon banesa, me ndihmën e dy helikopterëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me temperatura që pritet të arrijnë deri në 41°C dhe rrezik “shumë të lartë” për zjarre në disa qarqe, autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal, duke e cilësuar situatën si një nga më të vështirat e kësaj vere.

Etiketa: GramshKryesore1Zjarr

Lajme të lidhura

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët
Aktualitet

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!
Aktualitet

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26
Para
Gramsh/ Gruaja me dy fëmijë mbetet e bllokuar në fermë nga zjarri, emergjencat në vështirësi

Gramsh/ Gruaja me dy fëmijë mbetet e bllokuar në fermë nga zjarri, emergjencat në vështirësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lexo më shumë
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com