GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pushuesi: Më vodhën 8000€ tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

16:19 - 12/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pushuesi: Më vodhën 8000€ tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pushues ka denoncuar publikisht në JOQ një incident shqetësues që ka ndodhur në resortin Green Coast, ku ai pretendon se i është grabitur vila e marrë me qira, ndërkohë që asnjë institucion apo shërbim sigurie nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Sipas tij, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, kur ai doli nga vila ku ishte akomoduar me familjen, e cila po flinte, për të vizituar një mik në një tjetër vilë brenda resortit. Kur u kthye pas orës 1:15 të mëngjesit, konstatoi se dera me shinë ishte e hapur, perdet ishin shkulur dhe ambienti ishte i çrregulluar.

Fillimisht mendoi se mund ta kishin bërë fëmijët rrëmujën, por mëngjesin tjetër, kushërira e tij konstatoi humbjen e një byzylyku tennis me vlerë 5 mijë euro si dhe 8 mijë euro cash. Menjëherë ai thirri shërbimin e sigurisë së resortit Global Security të deputetit të PS Agron Malaj, njoftoi edhe policinë.

“Erdhi policia, bëri procedurat normale, por sigurimi më tha: ‘Ne nuk mbajmë përgjegjësi për vilat, vetëm për hapësirat e përbashkëta të resortit’,” thotë pushuesi.

Ndërkohë, kur ai kërkoi pamjet e kamerave të sigurisë nga hapësirat publike të resortit, mori përgjigjen se nuk ekzistojnë kamera, pasi “banorët nuk i duan për shkak të privatësisë.”

“Pra, në Green Coast, në resortin e bossave të mëdhenj, nuk ka kamera sigurie dhe nuk mban njeri përgjegjësi,” shprehet pushuesi i revoltuar.

Sipas tij, edhe pas kontaktit me kompaninë e sigurimit “Global Security”, përgjigjja ishte zhgënjyese: “Nuk mbajmë përgjegjësi. As nuk na intereson. Kamera në rrugët e resortit nuk ka.”

DENONCIMI I PLOTË

“Përshëndetje JOQ

Dje rreth orës 5-6 kam mbërritur në Green Coast, ku kam marrë një vilë me qira 1 mijë euro nata. Në orën 10 të darkës është shtrirë gjithë familja me fëmijë për të fjetur dhe unë kam dalë nga vila në orën 11 dhe shkova të rrija te vila e një miku tim deri në orën 1:15. Kur kthehem në vilë, gjej derën me shinë të hapur dhe perdet e shkulura me forcë, dhe vendin komplet pis me patatina. Mendova se mos i kishin çuar fëmijët poshtë dhe kishin bërë rrëmujë, ndaj nuk i kushtova shumë rëndësi.

Në mëngjes zgjohemi të gjithë dhe kushërira nuk gjen tenisin me vlerë 5 mijë euro dhe 8 mijë euro cash. Thirrëm sigurimin, ata erdhën dhe njoftuan policinë. Erdhi policia, bëri procedurat normale dhe ata thonë: “Ne nuk mbajmë përgjegjësi.”

Kërkova përgjegjësi nga sigurimi i resortit dhe ata thonë: “NE NUK MBAJMË GARANCI PËR ÇFARË VJEDHIN NË VILË, POR NE MBAJMË GARANCI VETËM PËR HAPËSIRAT E PËRBASHKËTA TË RESORTIT.”

I thashë: “Kjo s’është normale,” por okej meqë mbani përgjegjësi vetëm për hapësirat publike, i kërkova kamerat e hapësirave të përbashkëta të resortit dhe ata thonë që NUK KA KAMERA ASNJËKUND NË RESORT, SEPSE BANORËT NUK I DUAN PËR SHKAK TË PRIVACISË.

Pra, në Green Coast, në resortet e bossave të mëdhenj, nuk ka kamera sigurie dhe nuk mban njeri përgjegjësi.

Kemi folur me kompaninë e sigurimit Global Security dhe ata thonë që: “Ne s’mbajmë përgjegjësi.” As që u intereson. Madje thonë që nuk ka kamera fare nëpër rrugët e resortit.”

 

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
I vuri flakën fshatit nga inati që kishte me komshiun, zbardhet arsyeja e zjarrvënies në Gramsh nga 80-vjeçari

I vuri flakën fshatit nga inati që kishte me komshiun, zbardhet arsyeja e zjarrvënies në Gramsh nga 80-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe...

Lexo më shumë
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com