GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Mrekullia e Dinamos! Eliminon Hajdukun dhe kualifikohet në Play Off të Conference League!

në KRYESORE, Sport, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Mrekullia e Dinamos! Eliminon Hajdukun dhe kualifikohet në Play Off të Conference League!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një mbrëmje historike në “Air Albania”, Dinamo ka arritur të bëjë mrekullinë, duke eliminuar gjigantin kroat, Hajdukun e Splitit, dhe duke u kualifikuar për në fazën Play Off të Conference League. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, duke zhvlerësuar humbjen 2-1 në ndeshjen e parë dhe duke ngjitur Dinamon në raundin tjetër për herë të parë në histori.

Heroi i kohës së rregullt ishte Zabërgja, i cili shënoi golin e parë në minutën e 14-të, duke ndezur festën në stadium. Gjatë pjesës së dytë, kroatët mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sanyang, por ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Koha shtesë nisi me një goditje të fortë për Dinamon, pasi Hajduku barazoi shifrat 1-1 me anë të Karaçiç në minutën e 99-të. Por, kjo nuk i dekurajoi blutë.

Në minutën e 109-të, Qardaku realizoi një eurogol, duke e kaluar Dinamon sërish në avantazh me 3-1 në total. Çmenduria në “Air Albania” nuk përfundoi këtu. Vetëm dy minuta më vonë, Berisha shënoi golin e tretë, duke i dhënë Dinamos një fitore të madhe dhe kualifikimin e merituar. Berisha ishte hero edhe në minutat e fundit, kur largoi një top nga vija fatale, duke vulosur fitoren.

Pas këtij suksesi historik, Dinamo do të përballet me ekipin polak të Jagiellonia-s në raundin Play Off. Polakët arritën të eliminojnë Silkeborgun pas një barazimi 2-2 në ndeshjen e kthimit dhe një fitoreje 1-0 në duelin e parë. Dinamo do të kërkojë të vazhdojë ëndrrën e saj europiane, duke synuar kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores historike të Dinamos ndaj Hajdukut të Splitit. Përmes një postimi në Facebook, Duka e cilësoi kualifikimin si “fantastik” dhe “të merituar”.

“Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në ‘Air Albania’ pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë,” shkroi Duka. Ai shprehu dëshirën që Dinamo të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt fazës së grupeve të UEFA Conference League.

Etiketa: Dinamo CityKryesore1

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Para
Egnatia dorëzohet në shtesa, rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës

Egnatia dorëzohet në shtesa, rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com