GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Mollaj, ku u plagos me thikë 27-vjeçari Ari Kodra, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në Tiranë.

Blutë e qytetit juglindor kanë arrestuar autorin Aleks Qiqi, 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

41-vjeçari aktualisht ndodhet në spital me dëmtime në kokë dhe trup, pasi është dhunuar në grup nga katër persona të tjerë, pasi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra.

Policia e Korçës thotë se kjo gjë u zbardh nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së lokalit. Po ashtu, raportohet se janë arrestuar edhe katër personat që dhunuan Aleks Qiqin dhe bëhet fjalë për shtetasit Isuf Dalipi, 45 vjeç, Thanas Paskali, 47 vjeç, Dhimitër Kodra, 47 vjeç, dhe Bilal Shkëmbi, 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të akuzuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Sipas Policisë, plagosja u krye pas një konflikti të nisur për motive të dobëta në lokal, teksa është sekuestruar edhe thika e përdorur në krim. Po ashtu është sekuestruar edhe një aparat celular, si dhe pamjet filmike.

Aleks Qiqi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar për drogë, ndërkohë që rezulton i dënuar edhe në Greqi.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Lajme të lidhura

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni
Aktualitet

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

11:08 - 21/06/26
I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

09:18 - 21/06/26
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
Para
Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni
Aktualitet

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

11:08 - 21/06/26

Kryeministri Edi Rama në podkastin e sotëm të “Flasim” foli për protestat në vend. Në fjalën e tij, kreu i...

Lexo më shumë
Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

09:24 - 21/06/26
I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

09:18 - 21/06/26
Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

09:05 - 21/06/26
Pas humbjes ndaj Holandës, reagon Graham Potter: Rezultati është pak i rëndë

Pas humbjes ndaj Holandës, reagon Graham Potter: Rezultati është pak i rëndë

08:55 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş