GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i implikuar, do ketë hetime të tjera dhe mund të përfshihet Kongresi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i implikuar, do ketë hetime të tjera dhe mund të përfshihet Kongresi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë lidhje me aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Schindler tha  për Syri tv, se McGonigal ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë, të cilët mund të përfitonin ndihmë për t’u hequr nga listat e sanksioneve dhe kontrollet e SHBA-së. “McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë,” tha Schindler.

Gazetari amerikan paralajmëroi se për këtë çështje priten hetime të mëtejshme, përfshirë edhe nga Kongresi i SHBA-së. Sipas tij, McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme dhe rrjedhimisht, pjesa që lidhet me Shqipërinë mund të jetë vetëm një pjesë e kompleksit.

“Mendoj se mund të jetë i implikuar. Nuk e di se si kryeministri Rama nuk ishte i vetëdijshëm se po e korruptonin McGonigalin. McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë.

Unë kam raportuar në bazë të dëshmive të personave se McGonigal ka qenë i përfshirë me biznesmenë shqiptarë, ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë. Sipas zyrtarëve të FBI, ai mund t’i ndihmonte që të hiqeshin nga listat e sanksioneve, nga listat e zeza apo nga lista e telasheve që iu ishin hapur në Uashington. Mendoj se kjo ishte pjesë e asaj që quhej operacioni i shkundjes.

Sigurisht nga këndvështrimi amerikan, shitja e sekreteve amerikane e komprometon hetimin amerikan dhe kjo është pjesë e një ndjekje penale në SHBA. McGonigal e ka pranuar fajësinë dhe i është dhënë dënimi prej 50 muajsh në burg. Për mendimin tim ai meriton 50 vjet në burg, jo 50 muaj.

Shpresoj që të jetë kështu. Problemi në këndvështrimin amerikan është se McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme, dhe kjo pjesë që i takon Shqipërisë mund të humbasë në këtë pazëll. Sepse pjesa që takon Shqipërisë nuk është kaq domethënëse se ajo që i takon Rusisë apo Kinës.

Shpresoj që do ketë edhe më tepër raporte nga Departamenti i Drejtësisë. Nëse nuk e bën Departamenti i Drejtësisë, atëherë Kongresi do bëjë pyetjet e drejtpërdrejta dhe nuk e di nëse Departamentit të Drejtësisë do i interesonte të publikonte se sa keq ka qenë kjo çështje. Në këtë rast të gjithë përgjegjësinë dhe të gjithë punën tjetër e zhvillon Kongresi”, theksoi Schindler.

Etiketa: kongrsKryesore1McGonigalRama

Lajme të lidhura

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Para
Autobusi i kombëtares së Luksemburgut bie në kanal, lojtarët përfundojnë në spital!

Autobusi i kombëtares së Luksemburgut bie në kanal, lojtarët përfundojnë në spital!

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26

Sali Berisha, kreu i PD-së, u shpreh se forca politike që drejton mbështet fuqishëm investimet e huaja, ndërsa dënoi dhunën...

Lexo më shumë
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş