GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat zbulojnë realitetin! Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:24 - 06/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifrat zbulojnë realitetin! Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

Punetore ne Krutje te Lushnjes duke mbledhur manaferra ne fermen Loris Blackberry, te cilat shiten kryesisht ne tregun vendas. Ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Bledi Cuci, vizitoi fermen per te pare se fare efeki ka pasur per fermeret heqja e TVSH per imputet, si dhe ligji per produktet pleheruese qe rregullon importin dhe perdorimin e tyre./r/n/r/nWorkers in Krutje, Lushnja, collecting blackberries on the Loris Blackberry farm, which are sold mainly in the local market. The Minister of Agriculture and Rural Development, Bledi Cuci, visited the farm to see what farmers have benefited from removing VAT on inputs, as well as the law on fertilizer products that regulate their import and use.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shifrat zbulojnë realitetin e hidhur: gratë mbajnë barrën më të madhe të punës pa shpërblim, ndërsa bujqësia ende dominon tregun e punës

Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona gjatë vitit 2024, duke u rritur me mbi 22 mijë vetë krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Por pas kësaj rritjeje fshihet një e vërtetë më e errët: 40% e të punësuarve të rinj janë pjesë e kategorisë “në biznes familjar (pa pagesë)”.

Në total, 285 mijë persona, ose gati një në katër të punësuar, punojnë pa marrë asnjë pagë, kryesisht në bujqësi dhe aktivitete familjare.

Gratë, më të prekura nga puna pa lekë

Nga raporti i INSTAT del se 32,2% e grave të punësuara janë pjesë e punës pa shpërblim, krahasuar me 17,6% të burrave. Me fjalë të tjera, gati një në tre gra që figurojnë si “të punësuara” nuk kanë të ardhura të veta.

Ky hendek gjinor thellohet edhe më shumë po të kihet parasysh se gratë janë më të prekura nga papunësia dhe zënë pjesën më të madhe të popullsisë ekonomikisht joaktive. Në fund të llogarive, më pak se 40% e grave shqiptare kanë një pagë të vetën, duke i mbajtur ato të varura nga familja dhe duke i kufizuar në hapësirat e pabarazisë shoqërore e ekonomike.

Një vend europian me 37% të punësuar në bujqësi

Shqipëria mban rekordin absolut në Europë për përqindjen e popullsisë së angazhuar në bujqësi: 37% e të punësuarve ndodhen në këtë sektor, ndërkohë që mesatarja europiane është vetëm 4%.

Kjo shifër nuk pasqyron domosdoshmërisht mirëqenie ekonomike. Shpesh bëhet fjalë për bujqësi për vetëkonsum, me të ardhura minimale, por që në statistika klasifikohet si “punësim”.

Numrat e bukur, realiteti i hidhur

Kur një e pesta e të gjithë të punësuarve në vend punojnë pa pagë, lindin disa pyetje thelbësore:

A është kjo “punësim” apo thjesht mbijetesë?

A po shërbejnë shifrat për të fshehur realitetin e varfërisë rurale?

A mund të flitet për progres ekonomik kur një në tre gra punojnë pa pagesë?

Në vend që të kënaqemi me rritjen numerike të punësimit, ndoshta është koha të pyesim se çfarë vlere ka ky punësim për qytetarët. Sepse një treg pune që nuk ofron paga reale, por vetëm status statistikor “i punësuar”, është një treg që e mban Shqipërinë peng të së shkuarës, larg standardeve europiane dhe larg mirëqenies që njerëzit meritojnë.

Etiketa: Kryesore1PUNESIMrealitet

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Eni Vasili kapet nga radarët e Idlir Karkinit: Tenderi sekret 1.1 miliard lekë për DVB-T2

Eni Vasili kapet nga radarët e Idlir Karkinit: Tenderi sekret 1.1 miliard lekë për DVB-T2

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com